[wp-story]

Lajme

Mike Pompeo: Me Vuçiqin diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Mike Pompeo: Me Vuçiqin diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi
21:08 | 20 Gusht 2019

Në Nju Jork ka përfunduar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Pas takimit, Pompeo në Twitter ka theksuar se temë kyçe ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe anëtarësimi i Serbisë në BE. Po ashtu, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve forcon stabilitetin e tërë rajonit.

“Drekë produktive me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin për Serbinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin trans-atlantik”, ka shkruar Pompeo në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, raporton Koha.net.

Dreka e punës, që u organizua në margjina të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme, ka qenë i mbyllur për media.

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq tha se gjatë takimit, sekretari Pompeo dëshironte të dëgjonte se çfarë mendon, para së gjithash, Serbia për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Unë i kam kërkuar administratës amerikane që të përpiqet – edhe pse ka bërë deri më tani – të ndikojë më fuqishëm te shqiptarët e Kosovës për të hequr tarifat e vendosura ndaj nesh, një vit më parë, dhe në lidhje me këtë nuk ka dyshim se kemi mbështetjen e SHBA-së,sepse ata, si dhe ne, e konsiderojmë të rëndësishme të vazhdojmë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë tij në Instagram.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera