Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mijëra serb të Kosovës nisen për në Beograd në përkrahje të Vuçiqit

    FrontOnline
    26 Maj 2023

    Rreth 200 autobusë me serbë të Kosovës janë nisur dje dhe sot në mëngjes nga Mitrovica e Veriut, Graçanica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Shtërpcë  për në Beograd me ftesë (dhe me detyrim) të liderit serb, Aleksandar Vuçiq të marrin pjesë në kundër-protestën e organizuar nga ai ndaj protestave të dhjetëra mijëra qytetarëve që po protestojnë ditë me radhë kundër despotizimit të tij në Serbi.

    Shumë serbë janë nisur me vetura, gjë që tregon se mbi 10 mijë serbë të Kosovës kanë shkuar në Beograd “për të mbështetur” presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Dje rreth orës 19:00 serbët e parë janë nisur nga Anamorava, ndërsa deri në mëngjes rreth 60 autobusë nga Ranillugu, Kamenica, Ropotova, dhe vende të tjera kishin kaluar vendkalimin kufitar, raporton media serbe “Kosovonline”, transmeton FrontOnline.

    Serbët nga Shtërpca janë nisur rreth mesnatës me rreth njëzet autobusë dhe vetura, dhe pas mesnate janë nisur edhe kolona me dhjetëra autobusë nga Mitrovica e Veriut  dhe Graçanica.

    Para mëngjesit janë nisur edhe autobusët nga Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku./FrontOnline/

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik në Indi ku mbeten të vrarë mbi 260 persona. Kreu i...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qartë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, sipas një...
    Lajme03 Qershor 2023
    Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri, si pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas policisë, ngjarja ka...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen në një intervistë ka folur për zhvillimet e fundit në vend, tensionet në veri dhe dialogun Kosovë-Serbi. Diplomati...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Kosovari 47 vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur është goditur nga një makinë që kishte hyrë në korsinë e gabuar...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Udhëheqësi i forcës mercenare ruse, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se gati të gjithë luftëtarët e tij janë larguar prej qytetit ukrainas...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.