×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mijëra policë monitorojnë masat kundër koronavirusit në Çeki

    FrontOnline
    01 Mars 2021
     Policia dhe ushtria në Republikën Çeke kanë ngritur rreth 500 postblloqe, për të kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

    Rreth 30,000 oficerë janë përfshirë në operacion.

    Në këtë vend, prej sot, kanë hyrë në fuqi masa më të ashpra kundër koronavirusit, që i ndalojnë njerëzit të lëvizin në qarqe të tjera, nëse nuk shkojnë në punë ose nuk duhet të kujdesen për të afërmit.

    Kryeministri Andrej Babis ka thënë se qëllimi i masave është të parandalohet kolapsi i kapaciteteve spitalore.

    Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 1.2 milion raste me koronavirus dhe 20,469 viktima.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mesatarja shtatëditore e rasteve në Çeki është rritur nga 70.75 në 100,000 banorë – sa ka qenë më 14 shkurt – në 109.82 më 28 shkurt.

    Nga sot, Çekia ka mbyllur edhe çerdhet dhe shkollat për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa kanë mbetur hapur vetëm dyqanet që shesin mallra thelbësore.

    Ekspertët, megjithatë, kanë paralajmëruar se masat nuk shkojnë aq larg sa për të ndaluar virusin.

    “Konsideroj se masat më të rëndësishme nuk po zbatohen. Kjo do të thotë kufizimi i kontakteve në punë, veçanërisht në industri”, ka thënë biokimisti Jan Trnka për Radion Publike Çeke.

    Vetëm sot, Qeveria çeke ka filluar të kërkojë testime masive të punonjësve mbi baza vullnetare.

    Kjo pritet të bëhet e detyrueshme të premten në kompanitë me më shumë se 250 punëtorë.

    Në Republikën Çeke janë dhënë deri më tash mbi 650,000 vaksina.

    Babis ka thënë se mbi një milion vaksina pritet të arrijnë përmes një programi të Bashkimit Evropian në mars dhe 2.6 milionë të tjera në prill./rel

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se ky kapitull u...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani nga 80% e vendvotimeve të numëruara në gjithë Maqedoninë, ka arritur të sigurojë 101.839 vota ose...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.