Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mijëra hungarezë protestojnë për lirinë e shtypit

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    “Index qëndronte për lirinë e shtypit dhe ideve. Boshllëkun që do të lerë ai nuk do ta mbushë dot asnjë medium tjetër”, thotë Balint Honos.

    Hungarezi i ri është një nga rreth 10.000 vetë që të premten në mbrëmje protestuan në Budapest kundër ndikimit të qeverisë ndaj mediumit më të madh të pavarur në vend.

    Edhe Luca Jelli është mes demonstruesve.

    “E para gjë që bëj në mëngjes është leximi i Index-it”, thotë ai. “Jam shumë i trishtuar për atë që po ndodh këtu”.

    Kolona e protestës u formua në afërsi të redaksisë së Index-it. Prej andej protestuesit vazhduan rrugën përgjatë Danubit deri para selisë së kryeministrit, Viktor Orban. Rrugës pati duartrokitje për punën e gazetarëve të portalit dhe thirrje për solidaritet: “Ne jemi me ju”, “Vend i lirë, media të lira”.

    Më shumë se 80 gazetarë të Index-it dorëhiqen.

    Arsyeja e protestës lidhet me largimin nga detyra të kryeredaktorit të Index-it, Szabolcs Dull të mërkurën.

    Në fund të qershorit ai kishte publikuar një artikull, ku paralajmëronte nga ndikimi në rritje tek Indexi i pronarëve të afërt me qeverinë.

    Të mërkurën në fjalën e lamtumirës, Dull tha se “Index është një fortesë, që ata duan ta shkatërrojnë.”

    Pas largimit të Dull nga detyra, redaksia e Index-it u solidarizua me kryeredaktorin dhe kërkoi kthimin e tij në detyrë. Por drejtorët nuk reaguan. Të premten më shumë se 80 vetë gazetarë ofruan largimin nga detyra, si edhe zëvendëskryeredaktorja, Veronika Munk. Ajo u shpreh, se do të krijojë një medium të ri me ish-gazetarët e redaksisë së “Index-it”.

    Përpjekja për ndikim zgjat me vite

    Me rreth 1.5 milionë klikime të faqes në ditë, te një popullsi me 10 milionë banorë, Index është mediumi më i lexuar në Hungari. Prej vitesh qeveria e Orbanit përpiqet të ndikojë në raportimin kritik që i bëhet qeverisë nga portali. Para tre vjetësh ky portal u vu nën pronësi të pronarëve të afërt me partinë e Viktor Orbanit, Fidesz.

    Një fondacion i krijuar do duhej të garantonte pavarësinë e Index-it. Por në mars biznesi i reklamave u shkëput nga portali dhe u vendos nën kontrollin e pronarëve. Para një muaji, pronarët kërkuan nga fondacioni, bordi drejtues dhe redaksia një raportim më miqësor ndaj qeverisë, gjë që çoi në prishjen me kryeredaktorin, Dull dhe në fund me të gjithë redaksinë.

    Vënia nën kontroll e mediave kritike, tashmë një traditë në Hungari

    Vitet e kaluara, qeveria e Orbanit i ka vënë nën kontroll gati të gjitha mediat kritike. Analistët vlerësojnë, se gati 90% e mediave ndodhen nën kontrollin e qeverisë. Kritikët tremben, se Index-i do të vendoset tërësisht në linjën e qeverisë, sipas një modeli të njohur: Fillimisht pronarë të afërt me qeverinë e partisë Fidesz blejnë mediat kritike. Më vonë ato ose sillen në linjën e partisë, Fidesz ose mbyllen. Në vitin 2015 ndërroi në këtë mënyrë pronar, portali Origo, i njohur si kritik ndaj qeverisë – sot ai konsiderohet si zëdhënës i qeverisë së Orbanit. Një vit më vonë brenda natës u mbyll gazeta më e madhe ditore hungareze, Népszabadság. Radiotelevizioni publik qëndron që nga viti 2010 nën kontrollin shtetëror. Shumica e radiove e televizioneve private janë nën pronësi të pronarëve të afërt me Fidesz.

    Në listën e lirisë së shtypit të “Reporterëve pa kufij”, Hungaria zë vendin e 89-të nga 180 vende.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Është “ndoshta” koha për një sekretar të përgjithshëm të NATO-s që vjen nga Britania e Madhe, duket të ketë sugjeruar presidenti amerikan,...
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Sunak ka thënë se...
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Ditën e sotme është publikuar lista e vendeve më pak të lumtura në botë. Sipas “indeksit të mjerimit” vjetor, varfëria, inflacioni dhe...
    Të tjera
    Lajme08 Qershor 2023
    Deputeti i VV-së Armend Muja nuk ka pranuar se ka përplasje mes Kosovës dhe aleatëve kyç, SHBA-së dhe BE-së sa i përket...
    Vip08 Qershor 2023
    Xhuli, ditët e fundit po kalon pushimet në Turqi. Por, me postimin e fundit të Atdheut, u kuptua se edhe ai është...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është kryetari i parë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e parë që...
    Lajme08 Qershor 2023
    Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka thënë se nëse diçka ndodhë në Kosovë, situata mund të eskalojë shpejt. E para e shtetit...
    Lajme08 Qershor 2023
    Nisma e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta rrëzuar Qeverinë Kurti II nuk duket se po merr përkrahje nga partitë tjera...
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Ditën e sotme është publikuar lista e vendeve më pak të lumtura në botë. Sipas “indeksit të mjerimit” vjetor, varfëria, inflacioni dhe...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.