×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mijëra britanikë vërshojnë kafenetë, policia kritikon sjelljen e qytetarëve

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Në ditën e parë kur Britania ka hyrë në fazën e lehtësimit më të madh të kufizimeve për parandalimin e Coronavirusit, me mijëra njerëzit kanë vërshuar kafenetë, disa prej tyre duke thyer rregullat e distancimit fizik dhe madje duke shkaktuar edhe trazira.

    Lehtësimet e kufizimeve mundësuan hapjen e kafeneve, dhe e shtuna që shkoi u quajt “Super e Shtuna” në Britani, ku shumë njerëz dolën për të pirë nëpër oborre të kafeneve dhe rrugë.

    Mirëpo prishja e rendit në disa pjesë të këtij shteti shkaktoi edhe mbylljen e kafeneve më herët se që duhej, dhe policia bëri shumë arrestime pas përleshjeve të dhunshme, shkruan Sky News.

    John Apter, Kryetari i Federatës së Policëve për Anglinë dhe Walesin, kritikoi sjelljen e disa njerëzve të dehur dhe tha se ishte “e qartë si loti” se ata nuk do t’i përmbaheshin rregullit të distancimit, ku kërkohet nga të gjithë që të rrinë nga një metër larg njëri-tjetrit për të kufizuar infektimin, transmeton KOHA.

    Ai në një postim në Twitter ka shkruar: “E mbarova ndërrimin e natës. Një ndërrim i vështirë, ngase kishim punë me sjellje të dhunshme, njerëz të zhveshur, të droguar, të dehur, përleshje, edhe më shumë të alkoolizuar agresivë, dhe u quajta një derr fashist nga dikush që po përpiqeshim t’i ndihmonim”.

    “Një gjë që është e qartë si loti, njerëzit nuk janë në gjendje dhe nuk do të mbajnë distancimin social,” shto ai.

    Sidoqoftë në një sondazh të bërë nga agjencia Opinium, shumica e britanikëve janë shprehur se hapja e kafeneve dhe restoranteve është bërë shumë herët.

    Adam Drummond, kreu për sondazhe politike në Opinium tha: “Edhe pse qeveria ka dëshirë të rihapë vendin sa më shpejt, njerëzit janë duke shikuar përpara me frikë dhe mendojnë se ky lehtësim është vetëm i përkohshëm”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë, pjesëtarë të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një seminar në Beograd, janë ndaluar dhe larguar nga...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Mungesa e banesave dhe qiratë e larta nuk janë një fenomen i ri në Zvicër. Por studimet e reja zbulojnë pjesët e...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, ka thënë se si asnjëherë më...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Havolli, ka ndarë kujtime nga Bregu i Diellit, lagjja ku ka kaluar shumicën e jetës së...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Idriz Vehapi viziton kapitenin legjendar të KF Rahovecit, Muhamed Shehu - Meda, i cili është i shtrirë në spital pas një intervenimi...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala është takuar me miq dhe veteranë partisë, për të cilët ka thënë se mbajtën mbi...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, pas tubimit të jashtëzakonshëm në Shtime, thotë se përkrahja në atë...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidat i PDK-së për deputet, ka takuar sot dajtë e prindit të tij, Jakup Krasniqit. Nga ta ai ka marr...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.