×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Kodi Civil po keqpërdorët për vota nga VV-ja, dëm i madh nëse s’miratohet këtë vit

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Kuvendi i Kosovës duhet ta ketë prioritet miratimin e Kodit Civil në sesionin vjeshtor, ka thënë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

    Se i njëjti do të sillet në Kuvend për miratimin e ka thënë shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

    Por me këtë rast, Miftaraj ka thënë se rëndësia e këtij Kodi është jetik për drejtësinë në Kosovë, e cila thotë se do t’i rregullonte shumë çështje.

    “Kodi Civil do të duhej të ishte prioritet i prioriteteve jo vetëm për Kuvendin por për gjitha partitë politike por në të njëjtën kohë Qeveria do të duhej që kryeministri Kurti të lobonte që ky Kod të miratohej dhe të kalonte gjatë këtij viti kalendarik. Nuk po flasim për një kod ose iniciative ligjore të zakonshme, po flasim për një kodifikim të drejtësisë civile në Kosovë, e cila do të rregullonte çështje të cilat janë të shpërndara në një numër të madh të ligjeve të stërvjetëruara në drejtësinë civile në Kosovë”, ka thënë ai për EO.

    “Edhe për kundër faktit që po i kushtohet shumë rëndësi çështjet që në një farë forme është duke e penguar miratimin e Kodit Civil, ky kod duhet parë si një tërësi e normave juridike që do ta lehtësonte jetën e qytetarit, do ta lehtësonte punën e sistemit gjyqësor në Kosovë si dhe do të promovonte të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë. Unë besoj që përveç çështjet që kanë të bëjnë me unionin e martesave të gjinisë së njëjtë, janë edhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për Kosovën dhe të cilat duhet të miratohen dhe ky kod të kalojë sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ai.

    Miftaraj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e keqpërdor kodin civil për agjendë politike, teksa ka kërkuar nga shefi i Qeverisë që ta promovojë këtë Kod te partia e tij.

    “Nuk besoj se është keqkuptuar sa është duke u keqpërdorur nga partia në pushtet për agjendë politike apo për një grusht votash. Besoj se të gjithë e dimë se një e drejtë e garantuar me Kushtetutë, ajo e drejtë vetëm fuqizohet në praktikë. Besoj se deputetët dhe qytetarët e kuptojnë sesa është i rëndësishëm kodi civil. Pra po flasim për një ligj sistematik i cili e rregullon një fushë jashtëzakonisht shumë por në një farë mënyrë në publik partia në pushtet japin kahje tjetër dhe besoj që vetë kryeministri Kurti do duhej të promovonte idenë që ky Kod të miratohej”, ka thënë ai.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.