Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mickoski uron pavarësinë: 29 vjet tundime, ulje dhe ngritje

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, nëpërmjet një telegrami ka uruar pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.

    Ai thotë se gjatë 29 viteve të fundit, shteti ka pasur tundime, ngritje dhe ulje. Mickoski gjithashtu thekson se fillimet e pavarësisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me OBRM-PDUKM-në.

    “Ai brez unanimisht luftoi për shtet të pavarur, me institucionet e veta, me elan të madh për jetë më të mirë. Ndërsa sot çështja kryesore është nëse ne si gjeneratë e justifikojmë luftën e tyre. Përgjigjja në masë të madhe është JO. Për këtë na duhen ndryshime në drejtim të së mirës, ndërsa për këtë duhet punë dhe angazhim të secilit prej nesh dhe të kuptojmë se secili është krijues i fatit dhe lumturisë së vet. Nga ne varet gjithçka”.

    “Për këtë duhet së bashku të luftojmë, të mos kemi qeveri të pasur dhe popull të varfër, qeveri e cila ka komoditet dhe popull i cili jeton me veresi. Të besojmë në vetvete, të besojmë në Maqedoni. Gëzuar festën atdhe, të kemi një Maqedoni evropiane. Të luftojmë për një lumturi të përbashkët”, thuhet në urimin e Mickoskit.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Të paktën nëntë persona tani janë konfirmuar të vdekur si rezultat i një sulmi me dron rus në rajonin e Kievit të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Të paktën pesë emigrantë afrikanë kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë u mbyt pranë Tunizisë. Ata po...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Të paktën tetë persona u vranë në një sulm me dron rus në rajonin e Kievit, tha shërbimi shtetëror i emergjencave të...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Shenjtë të Ramazanit. Kurti ftoi për bamirësi e solidaritet....
    Lajme23 Mars 2023
    Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Të paktën pesë emigrantë afrikanë kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë u mbyt pranë Tunizisë. Ata po...
    Lajme23 Mars 2023
    Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme do të votojë sot edhe një herë për liberalizimin e...
    Lajme23 Mars 2023
    As pas 11 muajve, Blerim Isufaj nuk ka marrë “aminin” që i duhet për t`u emëruar Kryeprokuror i ri i Shtetit. Çështja...
    Lajme23 Mars 2023
    Shqipëria është goditur nga disa tërmete në orët e para të së enjtes. Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 2:09 me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.