×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    MF-ja nënshkruan marrëveshje në vlerë prej 30 milionë euro me BERZH-in

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Ministria e Financave ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim në vlerë 30 milionë euro. Marrëveshja është nënshkruar për projektin “Kredia e likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale”.

    “Kredia është e destinuar për Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale. Kredia do të ndihmojë Ndërmarrjet Publike që të kalojnë sa më lehtë periudhën e pandemisë duke marrë parasysh që shumica e tyre kanë pësuar rënie në të hyra deri në 50% si rezultat i pandemisë. Pasiqë vendi po vazhdon të përballet me pasojat e pandemisë COVID-19, përmes kësaj mbështetjeje, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), do të sigurojë ofrimin e shërbimeve thelbësore të infrastrukturës. Gjatë kësaj periudhe, shumë ofrues të infrastrukturës vitale kanë pësuar një mungesë të përkohshme të të hyrave. Këto vështirësi financiare të krijuara nga pandemia, synohet që të adresohen nëpërmjet kësaj mbështetje nga BERZh”, thuhet nga MF-ja.

    Kësti i parë deri në 14 milionë euro do t’i sigurohet Qeverisë për huazim për ofruesit e infrastrukturës vitale për mbështetje të menjëhershme emergjente. Derisa, kësti i dytë deri në 16 milionë euro do të përdoret për financim dhe mbështetje të mëtejshme deri në përmirësim të arkëtimit të ofruesve të shërbimeve të infrastrukturës vitale, siç është thënë nga MF-ja.

    “Mbështetja për infrastrukturën vitale gjatë pandemisë COVID-19 është një nga komponentët kryesor të përgjigjes së BERZh ndaj krizës së pandemisë. Si përgjigje për këtë situatë të krijuar, në nivel global, Banka ka miratuar një Paketë Solidariteti në vlerë prej 21 miliardë euro në periudhën 2020-21 për të luftuar ndikimin ekonomik të COVID-19”, thuhet në njoftim.

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me 14.07.2025, rreth orës 21:20, është njoftuar nga QMF-Klinё, se njё person...
    Lajme15 Korrik 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar VV-në për moskonstituimin e legjislaturës së nëntë. A ka bërë me dije se...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nga 1 janari deri më 14 korrik janë shqiptuar gjithsej 24 mijë e 115 gjoba për kundërvajtje në trafik në rajonin e...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Dy të dyshuar të përfshirë në një rrahje e cila ndodhi më 4 korrik të këtij viti në rrugën “Uesli Klark” në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendimi për të vazhduar me shitjen e armëve i dërgon një mesazh të...
    Vip15 Korrik 2025
    Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë përsëri në qendër të vëmendjes pas fotove të reja që i kapin së bashku, duke vëetuar...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se pati diskutime përmbajtësore dhe vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar me homologun e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.