×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meta: Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, të hetohen fletët e pavlefshme të votimit

    FrontOnline
    30 Prill 2021

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka kërkuar hetim për fletët e votimit të shpallura të pavlefshme.

    Në një konferencë shtypi nga institucioni që ai drejton, Meta deklaroi se ka përfunduar procesi i votimit, por jo zgjedhjet dhe administrimi i votave.

    Kreu i shtetit ngre dyshime mbi numrin e madh të fletëve të votimit që janë të pavlefshme duke bërë thirrje që të mos preket më asnjë kuti me vota dhe të nisë një hetim për çdo pasaktësi që mund të ketë.

    Ndryshe nga sa deklaroi KQZ, Meta thotë se pjesëmarrja në votimet ka qenë 74%.

    “Zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Dita e votimeve po. Administrimi vazhdon. Rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një rezultat vetëm paraprak, sepse procesi i numërimit nuk ka pëfunduar ende. Por procesi i ankimit nuk ka nisur ende. Pjesëmarrja reale është 74% e qytetarëve të republikës. Mohimi i emigrantëve që nuk patën mundësi, mohimi i gjithë qytetarëve tanë të prekur nga Covidi, por edhe arsye të tjera. Kanë marrë pjesë në votime 1.666.885. Në këto zgjedhje kemi numër të paprecedentë të fletëve të pavlefshme dhe kushdo ka të drejtë të dyshojë se si nga 20-25 mijë që ka qenë në të kaluarën të pavlefshme, aktualisht është mbi 83 mijë. Duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket më asnjë kuti votimi, të mos preket më asnjë fletë votimi. Të numërohet dhe të rinumërohet gjithçka. Forcat politike të mos merren me analiza të zgjedhjeve, por t’i shërbejnë mbarëvajtjes së procesit me transparencë. Të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme”, deklaroi Meta.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë në Vlorë, ku një person është gjetur i vdekur brenda makinës...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë të tij në Zall-Bastar. Sipas policisë, kanë nisur hetimet rreth shkakut...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Policia e Shtetit në Durrës ka sekuestruar mbi 670 mijë litra naftë që dyshohet se është kontrabanduar nga Tunizia. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.