[wp-story]

Bota/Rajoni

Meta uron besimtarët myslimanë: Të ngrihemi mbi interesat personale!

Meta uron besimtarët myslimanë: Të ngrihemi mbi interesat personale!
08:20 | 11 Gusht 2019

Në ditën e Kurban Bajramit, Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Meta shkruan se Kurban Bajrami është dita kur njerëzit solidarizohen me persona në nevojë në shenjë të vlerave më të mira njerëzore.

Njëlloj shpreson Meta, që edhe politika do të mund të mendojë mbi interesat personale.

STATUSI:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

Në këtë ditë të shenjtë, feste e bashkimi, kur ne ndajmë begatinë tonë me njerëzit në nevojë dhe solidarizohemi me ta, ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!
Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjetesën tonë fetare, uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Europa!
Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë, për t’u përkujdesur e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje.
Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, hyjnore e kombëtare, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen!

Nga mot Gëzuar Kurban Bajramin!

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera