Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meta dekreton marrëveshjen e 5 qershorit me Kodin e Ri Zgjedhor

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pas marrëveshjes së 5 qershorit.

    Lajmin e bëri me dije sot zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Referuar ndryshimeve të bëra me dakordim më 14 janar dhe 5 qershor, Kreu i Shtetit thekson se ato “janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakorduara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurt të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend”.

    Postimi i plotë:

    “Kuvendi i Shqipërisë përmes shkresës Nr.1961 Prot, datë 30.07.2020, ka përcjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje, ndër të tjera edhe Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

    Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

    Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakorduara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurt të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend.

    Presidenti Meta, rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave.

    Për muaj me radhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që, çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishme, duhet të bëhen vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

    Presidenti Meta, gjen rastin të falënderojë të gjitha ato forca politike që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik, mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot.

    Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjësojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë!/tch

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Recep Tayyip Erdogan ka kandiduar sërish për postin e presidentit në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 14 majit të këtij...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Deputetët në Ugandë kanë miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm anti-LGBTQ+, i cili do t’i bënte aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje, duke...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Deputetët në Ugandë kanë miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm anti-LGBTQ+, i cili do t’i bënte aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje, duke...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të...
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Vip21 Mars 2023
    Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    5 deputetë të Kuvendit në Shqipëri do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në elektoralet e 14 majit për kryetar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.