×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mësoni për shkaqet më të zakonshme të skuqjes së fytyrës

    FrontOnline
    24 Prill 2022

    Derisa skuqja e përkohshme e lëkurës për shkak të zemërimit, sikletit ose ndonjë gjendjeje ekstreme emocionale është e zakonshme, skuqja e fytyrës mund të jetë gjithashtu një shenjë e diçkaje shumë më serioze. Nga rosacea te dëmtimi i diellit, skuqja mund të ndodhë për shumë arsye. Megjithatë, nëse është e vazhdueshme, duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek, tha dermatologia Geetika Mittal Gupta.

    Gupta ndau disa nga shkaqet më të zakonshme të skuqjes në fytyrë.

    Rosacea

    Lëkura e kuqe që vjen dhe shkon ose mbetet mund të jetë për shkak të një gjendjeje të lëkurës të quajtur rosacea. Sipas dermatologes, ajo shkaktohet shpesh nga ekspozimi ndaj ultravjollcës, ushqimi pikant, produktet irrituese të kujdesit të lëkurës dhe pijet e nxehta.

    Dermatiti alergjik i kontaktit

    Një alergji ndaj një përbërësi me të cilin shpesh vini në kontakt është dermatiti alergjik i kontaktit, shpjegoi Gupta. Mund të jetë diçka e përdorur në shtëpinë tuaj, në punë, ose në kujdesin e lëkurës ose flokëve, përcjell Klankosova.tv

    Dëmtimi nga dielli

    Është mjaft e zakonshme dhe e dukshme te njerëzit e moshuar, me lëkurë të hapur. Kjo shkakton skuqje të vazhdueshme, veçanërisht në faqe, gjë që shkakton skuqje të enëve të gjakut.

    Migrenë

    Sipas saj, shumë njerëz që preken nga migrena marrin lëkurë të kuqe.

    Dermatiti seborrheik

    Dermatiti seborrheik është një “gjendje kronike e lëkurës që shkaktohet nga maja”. Krijon njolla të kuqe rreth hundës dhe është më e zakonshme te njerëzit me lëkurë të yndyrshme.

    Diabeti

    Diabeti mund të shkaktojë skuqje të vazhdueshme në fytyrë, krahë, gjoks dhe shpinë.

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Nëntor 2024
    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale....
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc. Ai tha se ky “sulm përfaqëson...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur incidenti dhe sulmi me eksploziv ndaj kanalit të ujit të...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Ministria e Jashtme turke ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, duke thënë se shpresojnë që autorët të identifikohen e të...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, e ka quajtur të ngjashëm me metodat ruse. Ai madje...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten në Zubin Potok ku është dëmtuar kanali i...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në shoqërinë e shefit të AKI-së, Petrit Ajeti dhe bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.