×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet se kur do të bëhet i ditur rezultati në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka treguar se të drejtën për të votuar po e shfrytëzojnë edhe qytetarët që aktualisht janë të infektuar me COVID-19. Ai po ashtu ka treguar se rezultatet e vendvotimeve do të dihen qysh sonte.

    “Rezultati i vendvotimeve dihet qysh sonte, sepse numërimi i fletëvotimeve, pas përfundimit të votimit, edhe sipas ligjit, bëhet në një vendvotim”, ka deklaruar Elezi

    .“Vetëm në Komunën e Podujevës, në bazë të listave zyrtare, dikund rreth 500 persona janë të infektuar me COVID-19. Prej tyre, pothuajse gjysma e tyre ka shprehur vullnetin për të votuar përmes ekipit lëvizës i cili gjatë ditës së sotme shkon në adresat e tyre. Ndërkaq në Komunën e Mitrovicës së Veriut kanë qenë 21 qytetarë apo votues të cilët janë në lista zyrtare si persona të infektuar me COVID-19 dhe që janë në karantinë shtëpiake dhe nga kontaktet që i kemi pasur, dikund gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin që sot ta pranojnë ekipin mobil të KQZ-së në mënyrë që të votojnë”, ka thënë ai në T7.

    Në ekipin prej katër anëtarësh që shkojnë te të infektuarit me COVID-19 për t’ua mundësuar të drejtën e votimit, Elezi ka treguar se po merr pjesë edhe një përfaqësues i institucioneve shëndetësore.“Njëri është përfaqësues nga institucionet shëndetësore gjatë kohës kur vizitojnë këta persona të prekur me COVID-19… Nëse votuesi nuk ka pajisje mbrojtëse, t’u ofrohen”, ka thënë Elezi.Paraprakisht, ai ka deklaruar se nuk ka ndonjë problem as me materialin zgjedhor të nevojshëm.

    “Prej kur ka filluar votimi deri në këto momente procesi zgjedhor po vijon normalisht, nuk ka ndonjë pengesë… Sa i përket edhe materialit zgjedhor që është i nevojshëm, nuk ka pasë mungesë”, ka thënë ai.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për organizimin e votimit “për” apo “kundër”...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në një...
    Vip18 Prill 2024
    Pas konfirmimit të shtatzënisë, Sara Gjordeni ka publikuar një video me barkun e rrumbullakosur. “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në...
    Lajme18 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë...
    Lajme18 Prill 2024
    Mosmbajtja e zotimeve të kryeministrit, Albin Kurti, ndaj bashkësisë ndërkombëtare është shkaku që draft-statuti i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, deklaron se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën edhe pse u refuzua nga LDK e PDK....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.