[wp-story]

Lajme

Mësohet data kur do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës

Mësohet data kur do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës
17:39 | 02 Gusht 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thirrur mbledhje të kryesisë për të hënën në orën 11:00, shkruan Gazeta Blic.

Në njoftimin e zyrës së Veselit, thuhet se mbledhja e kryesisë do t’i ketë dy pika të rendit të ditës: atë të miratimit të procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme dhe Përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI.

Në mbledhjen e kryesisë pritet të caktohet seanca kur dhe pritet shpërbërja e Kuvendit të Kosovës.

“Miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme, Përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera