[wp-story]

Lajme

Mesazh i ri nga Fatmir Sejdiu, s’ka hequr dorë nga kandidatura

Mesazh i ri nga Fatmir Sejdiu, s’ka hequr dorë nga kandidatura
17:37 | 02 Gusht 2019

Ish-kreu i LDK’ së, Fatmir Sejdiu, thotë se delegatët e Kuvendit të LDK-së duhet në mënyrë të lirë dhe demokratike të zgjedhin kryetarin e ri të partisë, dhe kërkon që në asnjë mënyrë këtij organi mos t’i imponohet asnjë kandidaturë.

“I pashë raportimet në media. Jo, unë nuk jam pjesë e këtij konsensusi të përfolur. Qëndrimet e mia lidhur me kandidaturën time i kam shprehur edhe publikisht dhe për këtë e kam njoftuar edhe kryetarin actual të LDK-së z.Mustafa në takimin e djeshëm dhe kryesinë qendrore nëpërmes tij. Është e ditur që delegatët e Kuvendit si organi më i lartë i LDK-së, duhet të zgjedhin kryetarin e LDK-së, në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe këtij organi nuk do të duhej t’i servohet e as imponohet asnjë kandidaturë”, thotë Sejdiu për Kosovapress.

LDK nesër do të mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Përveç që janë përmendur emra të mundshëm për të kryesuar këtë parti, edhe është përfolur për një kandidat konsensual që të drejtojë LDK-në.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se pa LDK-në nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje për situatën politike në vend.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera