Një person në Kamenicë ka raportuar mbrëmë në polici se si pasojë e një tigani me vaj, marketi i tij është përfshirë nga zjarri.
Policia e Kosovës ka raportuar se njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin.
Përvec dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Rr. Skënderbeu, Kamenicë 07.12.2022-17:58. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasoj e tigani me vaj nga zjarri është përfshirë marketi i tij. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndimeve në njerëz është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”.