×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkeli paralajmëron se s’ka lehtësim masash pa ulje të rasteve me COVID-19

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se më s’do të lejojë relaksim të masave kundër COVID-19, pasi Gjermania po përballet me rritje të shifrave të rasteve të reja.

    Ajo ka kërkuar nga gjermanët të ndjekin rregullat e higjienës personale dhe u ka kujtuar atyre që vijnë nga zonat e rrezikshme se karantimi s’ka qenë opsion, por detyrim.

    “Lajmi i mirë është se nëse respektojmë rregullat, shumë nga jeta në publik është e mundshme”, ka thënë ajo gjatë një vizite në North Rhine-Westphalia. “Nëse numrat ulen mund të kemi hapje më shumë. Nëse jo, apo rriten, duhet të pyesim se çfarë duhet të bëjmë, por në cilindo rast, një lehtësim i mëtejmë i masave s’mund të ndodhë tani”, ka shtuar ajo, raporton “Reuters”.

    Sa i përket kontrolleve më strikte për bartjen e maskave në vende publike, Merkel ka thënë se udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikshme duhet të kenë me vete testin negativ, ose të shkojnë në karantinim.

    “Ky s’është opsion – është domosdoshmëri”, ka thënë ajo.

    Gjermania kishte arritur të mbajë më ulët shifrat e të prekurve me koronavirus, në krahasim me shtetet fqinje. Megjithatë, të martën shifrat u rritën për 1390 raste të reja duke e çuar totalin në 225 mijë. Në Gjermani, nga virusi kanë vdekur 9236 persona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, pati një bisedë telefonike sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shprehur mbështetjen e...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Protestuesit serbë të mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Kralevës hodhën vezë ndaj policisë, dhe siç raporton N1, një fishekzjarr...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Volodymyr Zelensky thotë se paqja në Ukrainë mund të jetë “më e besueshme” nëse krijohet së bashku me Amerikën dhe Evropën. Presidenti...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se të gjithë partnerët e Ukrainës duhet “të kuptojnë qartë” se garancitë e sigurisë për Kievin janë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...
    Vip19 Shkurt 2025
    Një moment dramatik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Livia ka përjetuar një atak paniku pas një...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij duhet të fitojë besimin tek Shtetet e Bashkuara, përpara se t'i...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar në Facebook se i ka dhënë dhuratë të vogël mirënjohëse ministrit gjerman Cem...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Xhevdet Pozhari, analist politik, ka thënë se shumë deputetë, pavarësisht se kishin një numër dinjitoz votash, nuk do të jenë më në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.