×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel: SHBA të hapë tregun dhe të mundësojë eksportin e vaksinave

    FrontOnline
    08 Maj 2021

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel përsëriti sot kundërshtimin e saj për një heqje të patentave mbi vaksinat antiCOVID-19 dhe i kërkoi SHBA-së të hapë tregun për të mundësuar eksportin e vaksinave dhe përbërësve të tyre.

    “Uroj që, tashmë, që një pjesë e madhe e popullsisë amerikane të jetë vaksinuar, ne mund të kemi një shkëmbim falas të përbërësve dhe gjithashtu një hapje të tregut të vaksinave”, theksoi kancelarja gjermane në një konferencë shtypi.

    “Bashkimi Evropian gjithmonë ka eksportuar një pjesë të madhe të prodhimit të tij në botë dhe kështu që kjo duhet të bëhet rregull, e thënë kështu”, nënvizoi Merkel.

    Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu i bëri thirrje Anglisë të ndalojë bllokimin e eksporteve të vaksinave.

    Ai nënvizoi se nga 110 milionë dozat e prodhuara në Evropë, BE kishte eksportuar 45 milionë dhe mbajtur 65 milionë.

    “Ne jemi më bujarët në botë sot në kampin e vendeve të zhvilluara”, nënvizoi ai.

    Presidenti francez përsëriti se ishte i hapur për idenë e heqjes së pronës intelektuale mbi vaksinat antiCOVID-19, mbështetur nga presidenti amerikan, Joe Biden.

    Kancelarja gjermane përsëriti gjithashtu kundërshtimin e saj ndaj heqjes së patentave mbi vaksinat, propozuar nga administrata e Joe Biden.

    “Unë kam sqaruar edhe një herë se nuk besoj se heqja e patentave është zgjidhja për t’i bërë vaksinat të disponueshme për më shumë njerëz”, theksoi Merkel.

    “Unë besoj se krijimtaria e biznesit dhe inovacioni janë të domosdoshme dhe për mua kjo përfshin patentat”, shtoi ajo.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) raportohet se ka arrestuar një burrë në Kharkiv i dyshuar se ka ndihmuar sulmet ajrore ruse...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    SPB Tetovë njofton se është denoncuar një rast i shkeljes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Një 19-vjeçar...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj raportin e DASH-it lidhur me korrupsionin në Kosovë e ka vlerësuar si konfirmim të skandaleve...
    Vip23 Prill 2024
    Aktorja dhe afaristja e njohur shqiptare që jeton në Zvicër Besa Rraqi Rizmani në episodin e fundit është shfaqur ne serialin e...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet në veri të Kosovës, se sa për të shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill Komitetit të Ministrave që ta pranojë Kosovën si pjesëtare...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni për FrontOnline është deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, lidhur me raportin e DASHI-it....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.