×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel: Pandemia e tregoi dobësinë e Evropës

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot theksoi se pandemia e koronavirusit kishte treguar dobësinë e Evropës dhe njoftoi se motivi i kryesimit gjerman të BE-së nga 1 korriku, do të ishte solidariteti i përbashkët për të tejkaluar sfidat.

    Duke iu drejtuar Bundestagut, Merkel theksoi se Berlini po merrte përgjegjësi të madhe në kohën kur BE përballet me sfidën më të madhe dhe se kryesimi i BE-së ishte gjithashtu sfidë e madhe, pasi Gjermania duhej të angazhohej për të tejkaluar krizën dhe ta bëjë Bashkimin Evropian më rezistues.

    “Kriza me të cilën përballemi është krejtësisht e ndryshme nga të gjitha më parë. Ajo prek të gjithë ne, të papërgatitur, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Vetëm në Evropë, ajo ka marrë 100.000 jetë, ndërsa javë të ngecjes ekonomike kanë rrezikuar atë që ne kemi ndërtuar për dekada”, tha Merkel.

    Ajo tha se kufizimet ishin të nevojshme për të luftuar koronavirusin dhe se do të ishte akoma e nevojshme të mbahet distancë fizike prej 1,5 metra dhe të bartet maskë, pasi virusi nuk do të largohej derisa të gjendej vaksina.

    “Pandemia ka treguar se sa delikatë është projekti Evropian. Reflektimet e para ishin kombëtare dhe jo evropiane. E nevojshme është të përballesh me këtë sfidë përmes veprimeve ndërkombëtare dhe unë jam e lumtur që Komisioni Evropian ka vepruar shpejt dhe vazhdimisht na bën thirrje që të jemi të bashkuar”, tha Merkel.

    Ajo theksoi se pandemia ka goditur të gjithë, por jo me të njëjtin intensitet, dhe se pasojat e krizës janë thellimi i pabarazive të shoqërive.
    “Pandemia ka treguar se Evropa jonë është ka nevojë për më shumë solidaritet se kurrë më parë”, tha Merkel.

    Sipas saj, asnjë vend nuk mund ta tejkaloj krizën aktuale vetëm në izolim, por mund ta bëjë këtë vetëm së bashku.

    Merkel tha se një Evropë e fuqishme kishte nevojë për Gjermani të fuqishme, dhe qeveria kishte ndërmarrë veprime vendimtare për ta mbajtur atë në atë mënyrë.

    “Ne jemi në kohën kur ekonomia po përballet me kthesë të madhe, sepse ndryshimi i klimës dhe digjitalizimi po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën e punës. Prandaj, përgjigjja ndaj pandemisë nuk mund të jetë kthim në mënyrën e vjetër të të bërit biznes, por duhet të shpejtojë kthesën sepse vendet e punës varen nga kjo”, shpjegoi Merkel.

    Ajo theksoi se edhe të tjerët në botë nuk pushojnë, por veprojnë me vendosmëri, duke theksuar rëndësinë e forcimit të konkurrencës. Në fjalimin e saj, Merkel bëri thirrje për marrëveshje të shpejtë për buxhetin shumëvjeçar, duke shtuar se pandemia nuk duhet të lejohet të krijojë mosmarrëveshje në mes ekonomive të BE-së.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se brenda muajit nëntor të këtij viti, Shqipëria do të ketë hapur të gjithë kapitujt e...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Duke folur në konferencën për rindërtimin e Ukrainës të mbajtur në Romë të enjten, lideri ukrainas Volodomyr Zelenskyy njoftoi se Gjermania ishte...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Në një përgjigje ndaj mesazhit të presidentit serb për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, Rada Trajkoviq e akuzon Aleksandar Vuçiqin se po...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Washington D.C., është takuar me Senatorin amerikan Andy Kim. Përmes një postimi...
    Lajme11 Korrik 2025
    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion...
    Lajme11 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda thotë se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin për Amnistinë. “LVV po vazhdon...
    Lajme11 Korrik 2025
    Të hënën me 14 korrik 2025 pritet të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës ndaj vendimit të...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sistemin shëndetësor, duke e cilësuar atë si “në kolaps të plotë”....
    Lajme11 Korrik 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të ngre aktakuzë kundër ministres tash në detyrë të Qeverisë së Albin Kurti, Rozeta Hajdari, për skandalin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.