×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel kërkon reformë të OKB-së

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Në 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vlerësuar meritat e OKB-së, por ka kërkuar edhe reformimin e saj. Merkel mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    “Shumë shpesh Këshilli i Sigurimit është i bllokuar, kur vjen puna për të marrë vendime të qarta. Ne kemi nevojë për reforma”. Ky është thelbi i mesazhit me video që kancelarja Merkel ka dërguar me rasin e 75 vjetorit të krijimit të OKB-së në Nju Jork. “Kombet e Bashkuara mund të jenë aq të suksesshme, sa ç’ bien dakord vendet anëtare”, tha politikanja e CDU-së. Për të zgjidhur sfidat globale të shekullit të 21-të, duhet që OKB të zhvillohet më tej, raporton DW.

    Në video-mesazhin me rastin e ceremonisë për jubileun e OKB-së, Merkel ka kritikuar qartë bllokimin e punës së OKB-së. Kancelarja nuk përmendi as vende si Kina apo Rusia dhe as presidentin amerikan, Donald Trump, që ka preferuar veprimet unilaterale në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Por ajo ishte më se e qartë, kur tha, se shumë shpesh “Kombet e Bashkuara mbesin mbrapa idealeve që i kanë vënë vetes, sepse gjithmonë interesat e vendeve të veçanta pengojnë që sistemi i rendit të funksionojë si duhet të funksionojë.” Merkel shtoi këtu se “kush mendon, se mund t’ia dalë vetëm mbanë, gabohet. E mira jonë e të gjithëve ndahet. Si vuajtja. Ne jemi një botë.” Kancelarja gjermane ka marrë si shembull pandeminë e Coronës që tregon, se “problemet globale kërkojnë në të gjitha nivelet mirëkuptim dhe bashkëpunim përtej kufijve të vendeve”.

    Merkel për një Këshill Sigurimi të zgjeruar

    Gjermania është gati të marrë përgjegjesi më tej, “me dëshirë edhe në një Këshill Sigurimi të zgjeruar”, tha Merkel, në kaudër të propozimeve për reformën e OKB-së dhe instancës së saj më të rëndësishme. Sfondi i kësaj është dëshira e Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ku ky vend aktualisht është i përfaqësues si anëtar jo i përhershëm për dy vjet. Më tej Merkel ka vlerësuar punën e Kombeve të Bashkuara në konsolidimin e paqes si në Afganistan dhe Mali, por edhe në përndjekjen e krimeve të luftës si edhe në luftimin e varfërisë dhe shuarjen e sëmundjes së lisë.

    Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh me kritika në jubileun e 75-të të OKB-së. “Shtëpia jonë e përbashkët nuk është në gjendje të mirë”, tha Macron po në një mesazh me video. “Fundamenti i saj është gërryer, muret janë çarë nga goditjet e atyre që e kanë ngritur vetë atë.” Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në fillim të ceremonisë shprehu pakënaqësinë se ka shumë “sfida multilaterale dhe një deficit në zgjidhjet multilaterale”. Ai tha se “askush nuk e do një qeveri botërore, por ne duhet të punojmë së bashku, për të përmirësuar udhëheqjen në botë.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot e ka mbajtur fjalimin e saj të fundit para se të mbahen zgjedhjet...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon. Kamberi, mes tjerash...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar, dhe se ka...
    Sport23 Prill 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12...
    Lajme23 Prill 2024
    Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të...
    Front TV23 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma...
    Lajme23 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar me shqetësim raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit, për Kosovën për vitin 2023. Ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Qytetarët serb në katër komunat veriore kanë bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Nga rreth 45 mijë qytetarëve me të drejtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.