[wp-story]

Bota/Rajoni

Merkel: Duhen disa muaj për krijimin e certifikatës së vaksinave

Merkel: Duhen disa muaj për krijimin e certifikatës së vaksinave
22:53 | 25 Shkurt 2021

Do të duhen rreth tre muaj për të krijuar një certifikatë vaksinimi COVID-19, tha sot kancelarja gjermane Angela Merkel, pas një takimi virtual me 26 homologët e saj të BE-së.

“Komisioni Europian tashmë ka bërë disa punë teknike paraprake, por do të duheshin edhe tre muaj për të zhvilluar një çertifikatë të tillë dixhitale”, tha ajo, raporton ATSh.

“Kjo mund të hedhë bazën për udhëtimet e shtetasve të vendeve të treta në bllok”, shtoi kreu i qeverisë federale gjermane.

Merkel theksoi, gjithashtu, se për shkak të mutacioneve të virusit, vendet duhet të jenë të përgatitura për të kryer vaksinimet antiCOVID-19 për shumë vite në vazhdim.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera