×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mënyra më e shpejtë për të rënë nga pesha – Këshillat që duhet të ndiqni

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Këto që do të lexoni më poshtë, janë këshillat më të vyera që japin dermatologët për ata që duan një rënie të shpejtë, por mbi të gjitha të shëndetshme nga pesha.

    Këshillat janë të thjeshta dhe mbi të gjitha të arritshme

    Me Hapa Të Vegjël

    Mos prisni sa të mbarojë vera që të nisni një regjim të shëndetsëm ushqimor.

    Nisni me hapa të vegjël dhe ndërmerrni objektiva realistë siç është shkuarja në palestër për të paktën 2 herë në javë.

    Jo Alkol

    Nëse synoni të humbisni peshë sa më shpejt, për shembull për një muaj, një nga mënyrat më të mira është që të qëndroni larg kalorive boshe që vijnë nga alkoli.

    Pra, në një muaj dietë ose regjim të shëndetshëm ushqimor, ju nuk duhet të pini alkol që trupi juaj të mos akumulojë kalori të panevojshme.

    Jo Karbohidrate Në Mbrëmje

    Në mënyrë që të humbisni nga pesha në mënyrë të përshpejtuar, dietologët sugjerojnë minimizimin e karbohidrateve në mbrëmje.

    Ato ruhen në organizëm si depozitë dhjamore dhe nuk duhen konsumuar para gjumit, veçanërisht nëse të nesërmen nuk ju pret ndonjë maratonë vrapi apo aktivitet fizik.

    Në mbrëmje hani më shumë proteinë dhe perime.

    Shfryrja Para Dobësimit

    Qëndroni larg ushqimeve dhe pijeve që shkaktojnë fryrje.

    Përpara se të humbisni në peshë, sigurohuni që të shfryheni.

    Mos pini lëngje me pipëz, mos përtypni çamçakëz dhe hiqni dorë nga pijet e gazuara.

    Nëse doni të përmirësoni paraqitjen tuaj të jashtme, këto këshilla janë të rëndësishme.

    Merr Më Shumë Proteinë

    Proteina nuk duhet të mungojë në asnjë vakt.

    Ajo ndihmon në forcimin e muskujve dhe ju mban të ngopur për më gjatë.

    Kjo do të thotë që shanset e të tepruarit me ushqim më vonë gjatë ditës, janë ndjeshëm më të vogla.

    Proteinat që nuk duhet t’i ndani gjatë mëngjesit tuaj janë: vezët, gjalpi i kikirikut, kosi, bajamet e shumë të tjera./AgroWeb.org

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lifestyle05 Dhjetor 2023
    Kur temperatura fillon të bjerë, nuk keni pse të hiqni dorë nga zakoni juaj i vrapimit. Në fakt, vrapimi në mot të...
    Lifestyle05 Dhjetor 2023
    Dashi Perspektivat për jetën sentimentale te çifteve do jene shume te mira gjate kësaj dite. Do iu jepni shume rëndësi ndjenjave dhe...
    Lifestyle04 Dhjetor 2023
    Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me njeri-tjetrin dhe do bini ne mirëkuptim për...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Italia ka dislokuar trupa shtesë të tyre në Kosovë. KFOR-i...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Të martën, u raportua se Marc-Andre Ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni për lëndimin që ka pësuar në shpinë që e...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Qeveria e Kosovës nuk ndan fonde të mjaftueshme për riintegrimin e viktimave të dhunës në familje, të cilat janë kryesisht gra me...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po protestohet në kërkim të drejtësisë për...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ishte e ftuar në emisionin e pasdites në Klan Kosova, “Ora e Pasdites”. Gjatë intervistës, ajo...
    Ekonomi05 Dhjetor 2023
    Minatorët e Trepçës edhe pas grevës dhjetë ditëshe, po ankohen se marrëveshja që i dha fund grevës, nuk po zbatohet. Përveç shpalljes...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.