×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi takon mësuesen e tij për 7 Mars – uron të gjithë mësimdhënësit

    FrontOnline
    07 Mars 2023

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 7 Marsit ka takuar mësuesen e tij të parë, Igballe Haziri.

    Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, por një thirrje fisnike që kërkon durim, ndjeshmëri, patriotizëm dhe pasion, për t’ua përcjellë vlerat dhe virtytet më të larta gjeneratës së re.

    “Në këtë aspekt, kontributi i mësimdhënësve tanë në frymëzimin e brezave të ri për lirinë dhe dashurinë ndaj Atdheut, ka qenë vendimtar edhe në çlirimin e Kosovës. E tillë ka qenë edhe mësuesja ime, Igballe Haziri, të cilën, bashkë me Blerandin e vizituam sot ne ditën e saj. Është gjithmonë kënaqësi e madhe ta takoj dhe të bisedoj me të për një periudhë shumë të dashur për mua. Fjalët dhe zemra e saj nuk kanë ndryshuar asnjëherë gjatë 35 viteve të fundit. Mesazhi i saj është gjithmonë i qartë e kuptimplotë – i dëshmuar përgjatë një jete në arsim: bëjini gjithmonë gjërat me dashuri e përkushtim, posaçërisht për gjeneratat e reja dhe për shtetin”, shkruan kreu i PDK-së.

    Krasniqi duke uruar të gjithë mësimdhënsit për Ditën e Mësuesit, thotë se ata meritojnë kujdes më të madh.

    “Për gjithçka që janë dhe përfaqësojnë, mësimdhënësit meritojnë kujdes më të madh e më të sinqertë. Jam i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e qeverive që kanë kontribuar në rritjen e mirëqënies së tyre dhe në përmirësimin e dukshëm të kushteve të punës në shkollat dhe universitetet tona. Gjithsesi, puna nuk ka mbaruar. Ata meritojnë më shumë e më mirë, përherë dhe vazhdimisht! Gëzuar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve! Atyre që mbajtën gjallë arsimin shqip në të kaluarën dhe atyre që vazhdojnë të japin maksimumin për edukimin e gjeneratave të reja sot!”, shkruan Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Shkurt 2025
    Edhe Dogana e Kosovës ka uruar vendin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në Facebook, Dogana thotë se ky...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë ka uruar gjithë qytetarët. Ai pas homazheve...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Zvicra ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky shtet njofton se mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në ndërtimin...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Hamza ka përmendur krerët e UÇK-së që...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën e veprimtarëve deri në shtet...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Pakistani ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së saj. Ky shtet ka përzgjedhur një foto...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Turqia ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky shtet e ka quajtur Kosovën ‘vend mik’, përderisa janë zotuar se...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë. E lidhur me vizitën e tij, Policia e Kosovës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.