×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi-Qeverisë: Në Drenas ka mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Drenasit, ku është pritur nga kryetari Ramiz Lladrovci.

    Gjatë kësaj vizite, Krasniqi dhe Lladrovci kanë vizituar disa projekte të cilat janë në zhvillim e sipër në Komunën e Drenasit me buxhet vetanak të Komunës.

    Në Drenas, Krasniqi ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur me punën, angazhimin dhe performancën e Kryetarit Lladrovci dhe ekipit të tij, diçka që tashmë është njohur dhe vlerësuar radhazi si më e mira edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.“

    “Në vazhdën e vizitave të mija nëpër komunat e Kosovës, sot kisha kënaqësinë që të vizitoj Drenasin. Së bashku me Kryetarin Lladrovci kishim takime dhe diskutime të shumta, por edhe vizita të projekteve të cilat tashmë janë duke u zbatuar. E përgëzoj Kryetarin Lladrovci dhe ekipin e tij për këto projekte, përkundër sfidave që i kanë. Posaçërisht nga mungesa e mbështetjes nga Qeveria qendrore.”, ka thënë Krasniqi.

    Lideri i PDK-së tha se të gjitha këto punime të cilat i kanë vizituar, janë punime që janë bërë me buxhetin e komunës dhe me grantin e performancës së mirë që është fituar nga Lladrovci në të kaluarën dhe tash.

    Sipas Krasniqi, ky është problemi që evidentohet në çdo komunë, çdo ditë, në secilën vizitë.

    “Është e domosdoshme që të ndryshojë qasja e kësaj Qeverie karshi Komunave të Kosovës, sepse ato janë dera e parë e qytetarëve tanë. Për të përmirësuar shërbimet dhe mirëqenien e tyre, Qeveria duhet të ndihmojë komunat me mjete shtesë. Ju e patë që kanë projekte tejet të rëndësishme, urat të cilat e lehtësojnë qarkullimin e fëmijëve dhe të gjithë njerëzve. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, projekt që nuk e ka mbështetur kjo Qeveri. Po ashtu edhe projekti që ndërlidhet me ujësjellësin. Kur jemi te uij, si një nevojë bazike, përderisa Qeveria e Kosovës merr vendime që të obligojë gastronomët që tu shërbejë ujë nga kroji qytetarëve që pijnë kafe, në anën tjetër, këtu në Drenas, e njëjta Qeveri, nuk është duke u ndihmuar qytetarëve që të kenë furnizim me ujë të pijshëm. Një pjesë e madhe e fshatrave të kësaj komune e kanë këtë problem në baza ditore.”, ka thënë Krasniqi.

    Në anën tjetër, Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Kryetarin Krasniqi për vizitën dhe mbështetjen e tij të parezervë për të shtyrë përpara projektet në të mirë të qytetarëve të Drenasit.

    “Së bashku me Kryetarin vizituam tri projekte në komunën tonë të cilat ajën duke u zhvilluar aktualisht. Nga vërshimet e fundit në Drenas janë shkatërruar disa ura, prandaj ne jemi duke i ndërtuar disa dhe riparuar disa të tjera. Po ashtu, jemi duke shtuar kapacitetet e ujësjellësit në komunën tonë. Ndërkaq, aktualisht jemi në vendin ku po ndërtojmë kolektorin e ujërave të zeza. Shumë shpejtë ne do të jemi komuna e parë që kena me i largu ujërat e zeza nga lumenjtë. Shumë projekte të tjera kanë ngecur për shkak të mosfunksionimit të OSHP-së, por besoj tani do zhvillohen më mirë.”, ka thënë Lladrovci.

    Kjo ishte vizita e radhës e Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në turin e tij të vizitave nëpër komunat e Kosovës dhe ofrimit të mbështetjes politike për qeverisjen në të mirë të qytetarëve të tyre.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.