×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi në njëvjetorin e zgjedhjes kryetar: Misioni im, ringritja dhe rikthimi i PDK-së

    FrontOnline
    03 Korrik 2022

    Një vit më parë, Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi thotë se ishte nderi më i madh i jetës së tij që mori besimin e delegatëve të Konventës së Dhjetë për të udhëhequr PDK-në.

    Ai tregon që gjatë këtij viti kanë punuar shumë me secilin anëtar e aktivist. Ai po ashtu shton se ky ishte nderi më i madh në jetën e tij.

    “Më 3 korrik të vitit 2021, saktësisht 1 vit më parë, mora besimin e delegatëve të Konventës së Dhjetë për të udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës. Si një anëtar e aktivist i hershëm i partisë, pa dyshim që ky ishte nderi më i madh i jetës dhe, natyrisht, përgjegjësia më e lartë. Gjatë këtij viti në krye të PDK-së, kemi punuar shumë bashkë me secilin anëtar e aktivist, përbrenda çdo niveli të organizimit, që gjithandej Kosovës ta shtrijmë përsëri vizionin tonë – për Kosovën e qytetarëve, të zhvilluar, të integruar e me perspektivë për të gjithë”, shkroi Krasniqi.

    Ai tutje flet për fitoren në zgjedhjet lokale, punën në Kuvendin e Kosovës dhe opozitën që po bën subjekti i tij.

    “E nisëm me fitoren në zgjedhjet lokale, duke fituar në 8 komuna e duke dalë partia e parë ne 10 komuna. Rikthyem besimin qytetar në Prizren, Mitrovicë, Skënderaj, Vushtrri e Han të Elezit dhe e rinkonfirmuam atë në Ferizaj, Drenas e Kaçanik. Në Kuvendin e Kosovës, si lidere e opozitës, PDK ishte zëri i arsyes, përmes angazhimit parlamentar aktiv, duke ngritur e mbrojtur çështje e kauza konkrete, në dobi të qytetarëve dhe të kategorive shoqërore të injoruara nga pushteti aktual”, shton Krasniqi.

    Krasniqi flet edhe për “qeverinë nën hije” dhe hapjen e partisë ndaj të rinjve dhe shton se misioni i tij është ringritja e PDK-së dhe kthimi në qeverisje.

    “Si një platformë e ofrimit të alternativës qeverisëse, inicuam Kabinetin për Qeverisje të Mirë. Ekspertë të fushave të ndryshme po i bashkohen kësaj platforme tonë për një Kosovë më të mirë, me qeverisje kompetente e efikase. Kemi hapur dyert për më shumë gra, të rinj dhe profesionistë, të cilët angazhimin e tyre në të mirë të shoqërisë dhe vendit e shohin përmes politikës. Sot, jam shumë krenar të them se janë me qindra prej tyre që na janë bashkuar gjatë kësaj periudhe, e shumë të tjerë do të na bashkohen në vazhdimin e këtij rrugëtimi të përbashkët. Puna dhe angazhimi ynë do të vazhdojë në çdo nivel të organizimit tonë strukturor, në Kuvend, në Komuna e në Kabinetin për Qeverisje të Mirë. Misioni im si Kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë. Faleminderit të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së për mbështetjen e parezervë deri sot”, përfundoi ai.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes...
    Lajme19 Prill 2024
    Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...
    Sport19 Prill 2024
    Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arsim...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.