×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Kosova është nën sulm, të gjithë duhet të jemi në krye të përgjegjësive tona

    FrontOnline
    28 Shtator 2023

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, në seancën e Kuvendit, ka thënë se të dielën, Republika e Kosovës u përball me një sulm terrorist diversant, të orekstruar nga shteti serb.

    Prandaj, sipas tij, sot, para se gjithash, nuk mund të flitet për betejat e brendshme politike sepse kanë një temë më të rëndësishme përpara: Kosovën!

    “E, Kosova, kolegë të nderuar, sot është nën sulm dhe ne, të gjithë, pa përjashtim, duhet të jemi në krye të detyrave dhe përgjegjësive tona.

    Mposhtja e grupit terroristë në Banjskë nuk është përfundimi i qëllimeve dhe synimeve të Serbisë karshi Kosovës – që është destabilizimi i skajshëm i saj”, ka thënë Kryetari i PDK-së.

    Lideri i PDK-së ka thënë se është krejtësisht e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi Republikën e Kosovës adresën kryesore e ka në Beograd.

    “Konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojçiqit në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë i terroristëve, strehimi i tyre në Serbi pas sulmit dhe lartësimi i tyre si heronjë nga institucionet zyrtare të Beogradit, përfshirë shpalljen e ditës së sotme si ditë zie për ta – tregojnë për lidhjen e fortë të këtij grupi terrorist me shtetin e Serbisë”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka thënë se sot, para se gjithash, është tejet e rëndësishme që Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve të cilët planifikuan dhe realizuan sulmin terrorist mbi shtetin tonë. Në këtë aspekt, kërkoj mbështetjen e plotë të aleatëve tanë ndërkombëtarë, të cilët duhet të rrisin presionin mbi Serbinë për t’i dorëzuar ata.

    “Dorëzimi i terroristëve nga ana e shtetit serb, me në krye kriminelin Millan Radojçiq tek autoritetet kosovare duhet të jetë hapi i parë në rrugën përpara. Ata duhet të marrin dënimin e merituar për krimin që kanë realizuar në Kosovë. Heroi ynë i rënë, rreshteri Afrim Bunjaku, meriton drejtësi dhe është detyra jonë morale të sigurojmë që përgjegjësit të përballen me pasojat”, ka thënë Memli Krasniqi.

    Ai ka thënë se në periudha sfiduese si kjo, kur është cënuar integriteti territorial, sovraniteti i shtetit tonë dhe siguria e qytetarëve tanë, për PDK-në, siç ka qenë gjithmonë, interesi nacional i vendit është dhe do të mbetet mbi të gjitha.

    “Si PDK, i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në përballje me këtë situatë. Objektivi ynë është të mbrojmë atdheun tonë dhe të garantojmë sigurinë e çdo qytetari kosovar – pa dallim feje apo etnie. Prandaj, në këtë periudhë, është thelbësore që të gjithë faktorët politikë, posaçërisht ata shqiptarë, të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të qëndrojnë së bashku në mbështetje të vendit tonë”, ka thënë lideri i opozitës.

    Memli Krasniqi ka thënë se do të vijë edhe një kohë për beteja të brendshme, por sot është koha për solidaritet.

    “Si parti shtetndërtuese dhe shtetformuese, PDK është e përkushtuar që interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj t’i vë mbi gjithçka”, ka thënë ai.

    Krasniqi u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të nisë një hetim ndërkombëtar emergjent për të vërtetuar përfshirjen e shtetit serb në sulmin terrorist mbi Kosovën. Ne tashmë jemi të bindur – por duam që me fakte të bindet edhe bashkësia ndërkombëtare.

    “Pa u zbardhur e vërteta e plotë e këtij rasti dhe Serbia të marrë dënimin e merituar, Serbia nuk mund të jetë palë as e dashur dhe as e besuar për asnjë lloj procesi përpara. Është jetike që Bashkësia Ndërkombëtare të njohë agresionin e vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës, pasi kjo po vazhdon të cenoj integritetin dhe sovranitetin tonë territorial” ka thënë Krasniqi.

    Në fund të fjalimit të tij, Krasniqi ka shprehur respektin e tij për organet e sigurisë së vendit, posaçërisht për Policinë e Kosovës.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Një grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Në...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës janë ndezur qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridona Admeja, e cila  u vra...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj në një postim ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po i fyen pjesëtarët e Njësisë...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po vlerëson se dënimet minimale për vrasësit e grave, po u lënë hapësirë abuzuesve që të...
    Opinione04 Dhjetor 2023
    Nga Kaspar Villiger: I Kur njerëzit veprojnë me përgjegjësi vetjake kjo sjell shumë përfitime për shoqërinë. Ata që kujdesen për veten nuk...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Ashtu papritur, një ditë më parë morëm vesh se ylli shqiptar Dua Lipa i ka dhënë fund romancës me regjisorin Romain Gavras,...
    Sport04 Dhjetor 2023
    Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën pritet ta mbledh Këshillin Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’ua prezantuar dhe zgjedhur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.