×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Fitorja e kandidatëve të PDK-së, fitore e qytetarëve

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se kthimi i PDK-së si partia e parë në vend është meritë e punës së jashtëzakonshme dhe ekipore nga aktivistët.

    Ai thotë përmes facebook, se fitorja e kandidatëve të PDK-së, është një fitore qytetare, për të rikthyer e ruajtur qeverisjet e mira, transparente, të kompetencës e të projekteve madhore në Komunat e Kosovës.

    “Mirënjohja më e madhe i takon qytetarëve të Kosovës, për shansin e ri që na dhanë për ta dëshmuar veten, si dhe për kulturën e lartë demokratike që votuesit treguan edhe gjatë këtij procesi zgjedhor. Këtë mbështetje që na u dha, ne nuk do ta konsiderojmë vetëm nder e privilegj, por edhe përgjegjësi e obligim për të punuar me përultësi, dedikim e këmbëngulje në përmbushjen e premtimeve elektorale”, tha Krasniqi.

    ”Qytetarë të dashur, Faleminderit nga zemra për mbeshtetjen e madhe në këto zgjedhje. Fitorja e kandidatëve tanë është një fitore qytetare, për të rikthyer e ruajtur qeverisjet e mira, transparente, të kompetencës e të projekteve madhore në qytetet tona. Faleminderit secilit aktivist të Partisë Demokratike të Kosovës për punën e jashtezakonshme dhe ekipore, që e ktheu PDK-në të paren në nivel vendi. Ne jemi shumë krenarë me vlerat që përfaqësojmë, me kontributin madhor në liri e shtetndërtim, e me vizionin e qartë e të pastër për të ardhmen e Kosovës. Mirënjohja më e madhe i takon qytetarëve të Kosovës, për shansin e ri që na dhanë për ta dëshmuar veten, si dhe për kulturën e lartë demokratike që votuesit treguan edhe gjatë këtij procesi zgjedhor. Këtë mbështetje që na u dha, ne nuk do ta konsiderojmë vetëm nder e privilegj, por edhe përgjegjësi e obligim për të punuar me përultësi, dedikim e këmbëngulje në përmbushjen e premtimeve elektorale. Na presin edhe shumë punë. Por do të punojmë bashkë, me respekt e kulturë të lartë qytetare e politike. Sepse vetëm kështu, të bashkuar, mund ta shohim Kosovën ashtu si e meriton të jetë, e zhvilluar e demokratike. PDK me krenari do t’i prijë këtij vizioni. Na priftë e mbara!”

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.