Bota/Rajoni

Meksika e kapërcen Italinë, bëhet vendi i katërt me numrin e vdekjeve nga COVID-19

Meksika e kapërcen Italinë, bëhet vendi i katërt me numrin e vdekjeve nga COVID-19
10:38 | 13 Korrik 2020

Vdekjet në Meksikë nga pandemia e coronavirusit u rritën mbi 35,000 të dielën, me vendin e Amerikës Latine që kapërcen Italinë për vdekje – duke u bërë vendi i katër me numrin më të lartë të vdekjeve në botë, sipas të dhënave të Reuters.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti i majtë Andres Manuel Lopez Obrador tha të dielën se pandemia ishte “duke humbur intensitetin” në Meksikë, dhe fajësoi atë që ai e quajti “media konservatore” për shkaktimin e alarmit.

Siç thuhet më tej, Meksika regjistroi të dielën 276 vdekje shtesë dhe 4,482 infeksione të reja për të sjellë numrin e vdekjeve nga coronavirusi në 35,006, me 299,750 raste të konfirmuara.

Ndryshe, Italia ka regjistruar 34,954 vdekje dhe 243.061 raste.

Kështu, Meksika “ndjek” Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Mbretërinë e Bashkuar në vdekjet totale.

Ndërkohë numri i vdekjeve nga coronavirusi për milion banorë në Meksikë, popullsia e të cilit numëron rreth 120 milionë, është i 16-ti më i lartë në botë, sipas të dhënave nga firma kërkimore Statista.

Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë

Të tjera