×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mehmeti: Remitencat vjet arritën vlerën afër 1 miliard euro, Qeveria e ardhshme ta ketë fokus zhvillimin ekonomik

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

    “Sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe likuid. Ky sektor e ka ndihmuar shumë ekonominë edhe gjatë kohës së pandemisë. Bankat kanë dhënë kredi mbi 1,5 miliardë euro gjatë pandemisë, kemi reni të normave të interesit bankar dhe kjo ka ndihmuar shumë. Ky sektor ka kapacitet të luan rol kyç për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë”, tha ai sot në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

    Mehmeti tha se në Kosovë edhe kreditë e këqija janë të vogla. “Kreditë jo performuese janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 për qind”, tha ai. Sipas tij një sektor financiar stabil krijon mundësi që të përballojmë problemin me pandeminë.

    Mehmeti bëri me dije se BQK-ja, ka marrë vlerësime pozitive nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë FMN, Komisionin Evropian etj. Ai ka përmendur veprimet që i kanë marrë gjatë periudhës së pandemisë që efektet të jenë sa më të vogla, duke veçuar ristrukturimin e kredive.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, foli edhe për diasporën. “Vizita e diasporës në Kosovë paraqet një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, vetëm shpenzimet jo-rezidente që ne i konsiderojmë që kryesisht realizohen prej bashkatdhetarëve tanë, kemi një rënie diku rreth 52.9 përqind krahasuar me vitin 2019, pra të shpenzimeve jo rezidente të realizuara në Kosovë që kanë arritur në vlerën 589.7 milionë euro. Ndërkaq, një vit më herët ka qenë 1.2 miliard euro”, tha ai.

    Sipas Mehmetit remitencat vjet arritën vlerën afër 1 miliard euro. Ai vlerësoi se nëse shkojnë punët mirë me vaksinim, atëherë rritja ekonomike në fund të vitit do të jetë 4%.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, deklaroi se qeveria e ardhshme duhet të ketë fokus zhvillimin ekonomik.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Në takim u fol për zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së...
    Ekonomi17 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.