Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehmeti: Në vitin 2022 nga diaspora në Kosovë kanë ardhur mbi 3 miliardë euro

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tregoi se gjatë vitit 2022 mërgata ka sjellë në Kosovë rreth 3 miliardë euro.

    Andaj, Mehmeti tha se mërgata vazhdon të jetë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të financimit të ekonomisë së Kosovës.

    “Diaspora vazhdon të jetë një nga kontribuesit e financimit të ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë vitit 2022, vlera e remitencës ka qenë rreth 1.2 miliardë euro, me një rritje prej 6 përqind. Kjo i bie që shpenzimet e diasporës kanë qenë 1.8 miliardë, që në total i bie nga diaspora në Kosovë në vitin 2022 kanë ardhur mbi 3 miliardë euro. Prandaj, diaspora vazhdon të ketë një kontribut shumë të rëndësishëm për financimin e ekonomisë të vendit”, tha Mehmeti në Tëvë1.

    Ndërkaq, i pyetur se sa parashihet të ketë rritje ekonomike gjatë këtij viti, Mehmeti tha se mund të ketë rritje diku rreth 4 përqind.

    “Parashikimet tona janë që në këtë vit rritja ekonomike do të jetë 4 përqind, ose mbi 4 përqind, përafërsisht kështu do të jetë përafërsisht. Kjo është e ndikuar nga shumë faktorë, siç janë rritja e konsumit dhe rritja e investimeve, pastaj janë remitencat”, tregoi Mehmeti tutje./Front Online

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Hungaria pritet t’i kthejë në shtëpi ushtarët e saj të plagosur në Kosovë. Kështu bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së këtij...
    Lajme30 Maj 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të...
    Lajme30 Maj 2023
    Në platformën qeveritare të punësimit “Superpuna”, deri më tani janë regjistruar 10 mijë punëkërkues. Kështu kanë bërë të ditur nga kjo platformë,...
    Të tjera
    Sport30 Maj 2023
    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dërguar sot ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në lidhje me mesazhin provokues dhe politik të tenistit...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Kanë shpërthyer sërish tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy ditë përpara se të rifillonin bisedimet që synonin përfundimin e një marrëveshjeje paqeje...
    Lajme30 Maj 2023
    Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, tha se po punon nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune, e...
    Lajme30 Maj 2023
    Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar në Leposaviq. T7 raportoi se gazetarët janë sulmuar...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Një tjetër vrasje ka tronditur SHBA-në dhe këtë herë viktimat janë nga e njëjta familje. Prindërit, motra dhe vëllai i Cesar Olalde,...
    Lajme30 Maj 2023
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki ku kishte planifikuar të shkonte për shkak të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.