Lajme

Mehaj viziton familjet e personave që humbën jetën në Kroaci

Mehaj viziton familjet e personave që humbën jetën në Kroaci
18:34 | 31 Korrik 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me stafin e tij ka qenë në vizitë tek të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Mehaj tha se si bir i kurbetqarit, mesazhi i tij ishte që humbjen e dhimbshme duhet ta kthejnë në forcë dhe rrugëtimin e bashkatdhetarëve me plot mal për vendlindjen e tyre ta kenë në kujtesë si motiv për dashurinë e vërtetë për atdheun, zhvillimin dhe forcimin e tij.

“Gëzimin kur e ndajmë me të tjerët rritet, ndërsa dhimbja kur ndahet me të tjerët pakësohet. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshën! Paqin paqen dhe bekimet e Zotit të Madhërishëm e kujtimi për ta qoftë i përjetshëm”, shkroi Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera