×
  • Kronika
  • Kronika

    Mega-aksioni policor kapi në befasi 6 policë, u prangosën në vendet e tyre të punës

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Mega-aksioni i mbrëmshëm i policisë ka kapur në befasi gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës, në vendet e tyre të punës. Nga kjo shifër, katër janë të komunitetit shqiptar dhe 2 të komunitetit serb.

    Zyrtarët policorë u prangosën përderisa ishin në një ndërrim në nënstacionin policor në Muçivercë të Kamenicës, shkruan Gazeta Sinjali.

    Ndërsa, pas arrestimit të tyre, në vendin e ngjarjes mbeti vetëm komandanti i nënstacionit policor në Muçivercë, derisa menaxhmenti i policisë dërgoi zyrtarë tjerë policorë për zëvendësimin e tyre.

    Kujtojmë se mega-aksioni që u zhvillua mbrëmë solli në pranga 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës, por nga rrjedhja paraprake e informacioneve, polici në departamentin e policisë kufitare në Muçivercë, Ferid Leci, arriti ta shmangë arrestimin, kështu ai nuk u zu në befasi sikurse kolegët e tij.

    Ky mega-aksion vjen si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Mars 2025
    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të premten në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari u...
    Kronika15 Mars 2025
    Në Bansjkë të Zveçanit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër është gjetur dhe sekuestruar një pushkë. Siç njofton Policia e...
    Kronika15 Mars 2025
    Një burrë është gjetura pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren....
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Ekrem Hyseni nga LDK ka deklaruar se partia e tij e ka pranuar statusin e opozitës pas zgjedhjeve parlamentare dhe se qytetari...
    Kronika15 Mars 2025
    Një burrë është gjetura pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren....
    Kronika15 Mars 2025
    Një person në Rahovec ka raportuar se i është vjedhur kasaforta në të cilën kishte pistoletën me 30 fishekë. Siç bëhet e...
    Kronika15 Mars 2025
    Është arrestuar një grua në Pejë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së saj të mitur. Siç bën të...
    Lajme15 Mars 2025
    Fadil Demaku, deputet i PDK-së, ka hedhur poshtë mendimin se mund të shkohet në zgjedhje parlamentare të reja, pasi që, sipas tij,...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Studentë dhe qytetarë kanë mbërritur në Beograd që herët në mëngjes, në një protestë të madhe nën sloganin “15 për 15” që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.