[wp-story]

Lajme

Mefail Bajqinovci: PDK-së i funksionon truri vetëm për mashtrim

Mefail Bajqinovci: PDK-së i funksionon truri vetëm për mashtrim
19:32 | 17 Janar 2020

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se PDK-së i ka vdekur çdonjë ndjenjë për këtë vend.Ai përmes Facebook ka thënë se njerëzve të PDK-së u funksionon truri vetëm për mashtrim dhe për euro.

“Njerëz, Prishtina e dinë shumë mirë që MMPH’në ju e kontrolloni qe 10 vite.

E keni të kapur këtë administratë krejtësisht në MMPH. Njeriun që i ka nënshkruar vendimet lidhur me ankesat në MMPH për çështjen e kushteve ndërtimore, e keni vendosë JU”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Bajqinovci ka thënë se personi është aktivist i fshehtë i PDK-së dhe që i ka shkaktuar 50% të veprimeve të kundërligjshme tek Liqeni.“Por, Prishtina nuk i ka hangër ndonjëherë foret e PDK-së”, ka përfunduar Bajqinovci./Front Online/

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera