×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Mediumi spanjoll para ndeshjes Serbi – Zvicër: Acarohen plagët e luftës ballkanike në Katar, është ndeshje provokimesh

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2022

    Në Kupën e Botës “Rusia 2018”, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me prejardhje nga Kosova festuan golat ndaj Serbisë me shqiponjën dy krenare në fitoren e famshme 2:1. Kurse, në botërorin e këtij viti në Katar, sonte, Zvicra ndeshet sërish me Serbinë për një vend në fazën e eliminimit direkt.

    Ndonëse Shqipëria apo Kosova nuk janë kualifikuar në Kampionatin Botëror të këtij viti, shqiponja nuk mungon në Doha, aty ku është valvitur në disa ndeshje, shkruan mediumi spanjoll “ElMundo.es”, përcjell FrontOnline.

    Xhaka dhe Shaqiri, lojtarë nga Zvicra me origjinë shqiptaro-kosovare.

    Ditë më parë, Serbia shfaqi një flamur ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat serbe me moton: “Nuk ka dorëzim”, rast për të cilin edhe FIFA ka hapur procedurë disiplinore pas ankesës së dërguar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

    Në dhomat e zhveshjes serbe është varur një hartë e Kosovës e mbuluar me ngjyra serbe dhe moton: “Nuk ka dorëzim”.  ZNJ

    Madje, për këtë rast kishte reagim të ashpër edhe nga ministri i sportit, Hajrullah Çeku, i cili ka akuzuar serbët për mesazhe të tmerrshme kërcënuese në drejtim të tij.

    Mediumi në fjalë tutje përmend edhe ndeshjen në Kaliningrad ku Serbia dhe Zvicra u ndeshën në vitin 2018, ku fitore shënuan zviceranët 2:1 me golat e Xherdan Shaqirit, një refugjat i lindur në Kosovës i cili ka mbajtur ngjyrat e flamurit të Kosovvs në njëren këpucë dhe flamurin zviceran në tjetrën.

    Shaqiri përfaqëson shqiponjën dykrenare të Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë në vitin 2018.

    Por, edhe Granit Xhaka, i lindur në Basel, por djali i një veprimtari, Ragip Xhaka, të cilin diktatori famëkeq dhe krimineli Slobodan Millosheviq e kishte burgosur për katër vjet para se të migronte drejt Zvcirës.

    Shaqiri dhe Xhaka festuan golat me shqiponjën dykrenare, veprim që shkaktoi “tërmet” kudo në botë, teksa trajneri i atëhershëm i Serbisë, Mladen Krstajiq kishte reaguar ashpër duke thënë: “Le të gjykohen në Hagë, sikurse ne”.

    Serbia dhe Zvicra ndeshen sërish sonte në Kupën e Botës, ndeshje e vlefshme për grupin G, ku helvetët edhe me barazim ecin tutje, teksa Serbisë i duhet vetëm fitorja, përcjell FrontOnline.

    Miguel Roan, ballkanolog prestigjioz dhe autor i eseve të ndryshme, e ka kaluar karrierën e tij duke interpretuar atë që qëndron pas kësaj.

    Një tifoz ngre flamurin serb në Doha.

    “Shoqëritë ballkanike nuk janë të ndryshme nga të tjerat. Futbolli, për shkak të asaj që përfaqëson, është një platformë e rëndësishme për pretendime dhe çdo incident rritet. Dallimi është dobësia e shoqërive të tyre civile përballë teprimeve të huliganëve që klasa politike i bën ato. Ekziston gjithnjë rreziku i konfliktit për shkak të radikalizmit të rrezikshëm të një pakice e cila lidhet me partitë politike apo liderët”, tha Roan./FrontOnline/

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. "Secili...
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.