[wp-story]

Lajme

Mediat serbe: Njeriu i Gjuriqit nuk lejohet të futet në territorin e Kosovës

Mediat serbe: Njeriu i Gjuriqit nuk lejohet të futet në territorin e Kosovës
15:43 | 02 Tetor 2019

Zëvendësdrejtoresha e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Dushica Nikoliq, nuk është lejuar që të hyjë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ajo për “tv Most.

“Ne jemi dëshmitarë të veprimeve jodemokratike të institucioneve në Prishtinë, të cilat pa asnjë bazë ligjore vazhdojnë që të parandalojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë që të mbështesin popullin e tyre në Kosovë”, ka thënë Nikoliq tek pika kufitare në Jarinjë.

Nikoliq ka thënë se pavarësisht këtyre vendimeve, Prishtina nuk do të arrijë që të “thyej unitetin e serbëve dhe t’i dekurajojë atë”.

“Ata kanë frikë nga uniteti i serbëve dhe me çdo kusht duan të dekurajojnë ata. Kjo është arsyeja pse ne duhet të tregojmë forcën, unitetin dhe kokëfortësinë tonë serbe më 6 tetor dhe të fitojmë”, ka shtuar tutje ai.

Ditë më parë autoritetet e Republikës së Kosovës e kanë dëbuar nga Kosova edhe një zyrtar serb që ishte futuar brenda territorit të Republikës së Kosovës pa leje./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera