Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mediat malazeze: Dritan Abazovic Ministër i Jashtëm i Malit të Zi

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi.

    Lajmi bëhet i ditur nga “Novosti”, e cila ka nxjerrë detaje lidhur me formimin e Qeverisë që do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç, përcjell INA.

    Sipas mediave malazeze, Abazoviç ka luajtur një rol vendimtar në formimin e kësaj qeverie dhe eliminimin e pushtetit të deritanishëm të Milo Gjukanoviçit.

    Abazoviç ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën dhe mosprekjen e njohjes së saj, NATO-n si dhe rrugëtimin në BE.

    I pyetur për mundësinë që Mali i zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se natyrisht do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën.

    Madje thotë ai “pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen e afërt dhe të merren vesh me qëllim të uljes së tensioneve dhe mundësimit të procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim.”

    “Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat. Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”. Përpos dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe zgjedhjes së Bujar Osmanit për ministër të jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Dritan Abazoviç do të jetë shqiptari i katërt në rajon që do të mbajë postin e shefit të diplomacisë të një shteti.

    Por, kush është shqiptari Dritan Abazoviç, në duart e të cilit ndodhet e ardhmja e Malit të Zi?

    Ai lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviç u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Po në Sarajevë, ai përfundoi doktoraturën në 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike, përcjell INA.

    Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara dhe mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Washington D.C.

    Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i televizionit TV Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.

    Në vitin 2010, ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Që nga viti 2010, ai ka punuar si mësues i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim ne sociologjinë e Kulturës, Komunikimin dhe historinë e fesë.

    Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.

    Abazoviq ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012.

    Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.

    Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të themeluar në 2015.

    Ai aktualisht është president i URA dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Mars 2023
    Turqia ka miratuar më në fund kërkesën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke i dhënë fund vonesave disamujore duke vazhduar...
    Bota/Rajoni30 Mars 2023
    Punonjësit sanitar në Paris filluan që nga dje të kthehen në punë, kështu duke ndërprerë edhe grevën. Në pritje të ekipeve të...
    Bota/Rajoni30 Mars 2023
    Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet e rajonit Maule në Kilin verior të enjten, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e...
    Të tjera
    Vip30 Mars 2023
    Reperja e njohur, Melinda Ademi është një prej emrave më të kërkuar dhe më të pëlqyer në estradën shqiptare. Së fundmi, reperja...
    Lajme30 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e cila e parasheh Asociacionin, para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese do të kishte...
    Lajme30 Mars 2023
    Ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës, Skender Hyseni, ka komentuar deklaratën e Kurtit se “po të ishte kryeministër më 2011, Kosova do...
    Lajme30 Mars 2023
    Çështja e Ballkanit të Hapur është mes temave më të nxehta në debatin publik në Kosovë. Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti në...
    Lajme30 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për aktakuzat ndaj ministrave të tij, ku përmendi aktakuzën ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
    Bota/Rajoni30 Mars 2023
    Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet e rajonit Maule në Kilin verior të enjten, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.