×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat e Zagrebit zbulojnë vendndodhjen e Osmanit – të dielën ndjek garën e kalorësve në Sinj të Kroacisë

    FrontOnline
    03 Gusht 2024

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë për një vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviq, shkruan Index.hr, transmeton Gazeta Express. Ky udhëtimi i presidentes drejt shtetit kroat vjen pak ditë pas incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit, derisa preisdentja Osmani ka udhëtuar drejt Sllovenisë.

    Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentit të Kroacisë. Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë të quajtur  “Sinj Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.

    “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vij në Sinj Alka [Unaza e Sinjit] me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinj Alka. Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet e fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorësore në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

    Në këtë vizitë në Kroaci, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu.

    Siç shkruan Index.hr, Presidentja është paraparë që të vizitojë edhe ekspozitën “Vanja Radush” dhe Stipe Sikirica- dialog mes mësuesve dhe nxënësve”, nën drejtimin e kuratores së ekspozitës Ana Zhanko dhe drejtoreshës së Galerisë, Dragana Modriq.

    Me këtë garë shënohet fitorja kroato-venedikase kundër osmanëve në luftën e vitit 1715, në të cilën popullsia lokale prej rreth 700 kroatësh në bashkëpunim me një numër më të vogël venedikasish arritën të mbronin Sinjin kundër 60 mijë ushtarëve osmanë të udhëhequr nga Mehmed Pasha I./GazetaExpress/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.