×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Media britanike nxjerr pamjet e tmerrshme, restoranti në Shqipëri shet mish ariu për klientët (FOTO)

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Media britanike “The Independent” pretendon se ka kryer një investigim, i cili zbulon tregtinë e kafshëve të egra në Shqipëri.

    Sipas prestigjiozes britanike, një restorant në Shqipëri ofron darka me mish ariu dhe se tregtia e paligjshme ka bërë që situata në vend të dalë jashtë kontrollit.

    Studiuesit thanë që ishte hera e parë që kishin parë mish ariu të gatuar në Europë dhe ekspertët paralajmëruan se kasapi i kafshëve mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve infektive, siç është koronavirusi.

    Arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten në vendet e njohura të tregut online në Shqipëri, zbuloi investigimi, duke ngritur frikë për mbijetesën e disa specieve në vend.

    Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws”, zbuloi se dy nga faqet kryesore online në Shqipëri po publikonin dhjetëra reklama duke shitur arinj dhe specie të tjera që mbrohen me ligj.

    Është një biznes fitimprurës: një majmun i vogël u ofrua për 750 € dhe një buf hambari, një këlysh ariu, dhe një ujk për 500 € secili.

    Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që duan kafshët si kafshë shtëpiake dhe simbole statusi, thanë punëtorët e organizatës.

    Por, gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre në robëri dhe shitja e tyre është e ndaluar në Shqipëri, pas një rënie të madhe të kafshëve të egra autoktone në vend. Sipas ligjit shkelësit mund të burgosen por zbatimi i këtij ligji është i dobët.

    Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë veçanërisht të njohura për blerësit dhe shpesh gjenden si trofe në vendet publike.

    Sipas hulumtuesve, majmunët dhe zogjtë shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për gëzofin e tyre.

    Në një restorant në  Drilon të Shqipërisë është gjetur gjithashtu reklamimi i mishit të ariut në menunë e tij në Facebook. Në menu shkruhet “mish ariu” në shqip dhe shpqërohej me shpjegimin “sipas sezonit”.

    Van Genne tha: “Four Paws ka qenë aktive në Shqipëri që nga 2015, por ne kurrë nuk kemi parë më parë mizori të tilla. Deri më tani jemi përqendruar kryesisht në restorante që mbajnë arinjtë në kafaze të vegjël për argëtim të mysafirëve”.

    “Ky zbulim i çuditshëm i ri është një tregues i mëtejshëm se tregtia tregtare e kafshëve të egra në Shqipëri është jashtë kontrollit”.

    Ajo paralajmëroi se nëse qeveria nuk do të ndërhynte shpejt, “disa kafshë të egra vendase do të zhduken”.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Kreu i ushtrisë sudane deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me komandantin e forcave rebele, me të cilin po lufton për...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Presidenti amerikan Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    “Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk janë të nevojshme, sepse ato i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë”. Kështu u shpreh...
    Të tjera
    Kronika23 Shtator 2023
    Është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth...
    Kronika23 Shtator 2023
    Dy vajza të mitura janë rrahur nga dy të tjera në fshatin Kovragë të Istogut. Policia ka bërë të ditur se sipas...
    Sport23 Shtator 2023
    Matthijs De Ligt është në një situatë shumë të rëndë, pasi ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich. Trajneri i bavarezëve,...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj babait të tij. Policia ka bërë...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrtare policore e cila ishte duke u marrë me...
    Lajme23 Shtator 2023
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një intervistë për Front Online ka pranuar faktin që nuk i kanë numrat për ta rrëzuar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.