×
  • Sport
  • Sport

    Medalja e artë e Akil Gjakovës, dërgon Kosovën në krye të shteteve me medalje të fituar

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Akil Gjakova është bërë për herë të parë kampion i Evropës në xhudo për senior, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, përcjell FrontOnline.

    Xhudisti ynë fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke u bërë medalisti i parë evropian për Kosovën në një garë të meshkujve për senior.

    Akili dominoi tatamin, duke shënuar pesë fitore.

    Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Ido Levin të Izraelit, në raundin e tretë eliminoi gjermanin Anthony Zingg, ndërsa në çerekfinale mposhti Musa Mogushkov të Rusisë.

    Në gjysmëfinale e mposhti zviceranin, Nils Stamp, ndërsa në finale mundi në shënim të artë izraelitin, Tohar Butbul.

    Krahas medaljes së artë, Akili fitoi edhe 700 pikë olimpike Tokio 2020.

    Sot garoi edhe Laura Fazliu, e cila zuri vendin e pestë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

    Laura shënoi tri fitore, ndërsa pësoi humbje në çerekfinale dhe në luftën për të bronztën.
    Fazliu fitoi 252 pikë olimpike Tokio 2020.

    Medalja e sotme e Akilit e çoi në tri numrin e medaljeve të fituara për Kosovën në Evropianin e Lisbonës.

    Të premten, të artën e fitoi edhe Distria Krasniqi, kurse Nora Gjakova u stolis me të bronztën.

    Ky sukses bëri që pas ditës së dytë, Kosova t’i prinë renditjes së shteteve me medalje të fituara.

    Komiteti Olimpik i Kosovës i gëzohet edhe një herë suksesit të madh të xhudos me mjeshtrin ndërkombëtar, Driton Kuka. Ky sukses është sinjal i mirë se xhudo është në rrugë të mbarë për t’i sjellë Kosovës edhe medalje tjera olimpike nga Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    Nesër garon garuesja e fundit e jona në Evropian, Loriana Kuka, kategoria -78 kg./FrontOnline/

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2024
    Nga data 25 deri më 27 prill 2024, do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë. Kosova...
    Sport24 Prill 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të. Pjesëtari i ekipit të Mallorcas tashmë i njohur...
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Chelsean në “Emirates”. Serinë e golave e hapi Trossard në minutën e...
    Të tjera
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Vip24 Prill 2024
    Adelina Tahiri ditët e fundit u aludua se ishte shtatëzanë, kjo bazuar në fotografitë që postonte. Ajo nuk dha asnjë koment lidhur...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi. Tahiri tha se...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.