×
  • Lajme
  • Lajme

    MEA nënshkruan marrëveshje gati 3 milionë euro me qeverinë japoneze

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit(MEA) dhe JICA japoneze kanë nënshkruar Marrëveshjen për realizimin e Projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, kjo me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave.

    Marrëveshja e cila kap shumën prej 2.8 milionë euro është nënshkruar nga sekretari i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Fatos Qerimi dhe zëvendëspërfaqësuesi i JICA-s për Ballkan, Hibio Takashi.

    I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri në detyrë i MEA-së, Muharrem Nitaj, ku tha se Japonia është në radhën në shteteve që janë miq strategjik të Kosovës, teksa dha detaje për marrëveshjen e nënshkruar sot.

    Nitaj: Kemi nënshkruar marrëveshje me qeverinë japoneze me vlerë prek 2.8 milionë euro

    “Sot nënshkruam marrëveshjen e ndihmës nga qeveria japoneze në vlerë prej 2.8 milionë euro. Është një projekt që do të ndihmojë në trajtimin e mbetjeve dhe mbeturinave në katër komuna të rajonit të Prizrenit, në Dragash, Suharekë, Rahovec dhe Malishevë, i cili do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të zgjasë për 3 vjet”, tha Nitaj.

    Ai tha se qeveria japoneze ka ndihmuar vazhdimisht Kosovën, që nga paslufta e këtej.

    I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara tha se janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tej.

    Ogasawara: Marrëveshja ka të bëjë me ndihmë teknike

    “Jemi pajtuar të vazhdojmë bashkëpunimin. Kjo marrëveshje ka të bëjë me ndihmë teknike, ku nëntorin e kaluar kemi dhuruar 15 kamionë për mbledhjen e mbeturinave për regjionin e Prizrenit. Shpresoj që ekspertët japonezë të vizitojnë së shpejti Kosovën dhe të bashkëpunojnë me popullin e Kosovës”, u shpreh ai./

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.