[wp-story]

Bota/Rajoni

Me varka në mes të të ftohtit, kapen 60 emigrantë në Kanalin e Britanisë

Me varka në mes të të ftohtit, kapen 60 emigrantë në Kanalin e Britanisë
16:31 | 17 Dhjetor 2019

Së paku 60 emigrantë u transportuan drejt Doverit orët e para të mëngjesit, pasi u kapën në tentativë për të kaluar në Kanalin Britanik.

Sipas mediave të huaja, emigrantët e ndërmorën udhëtimin e tyre në kushte të vështira atmosferike, me të paktën tre varka të vogla.

Megjithatë tentativa e tyre u ndërpre pasi u pikasën nga patrullat britanike dhe ato franceze në brigjet e Kent.

Incidenti vjen 2 javë pasi rreth 80 emigrantë që udhëtonin me 5 varka u kapën, pasi kaluan Kanalin Britanik. Emigrantët e ndaluar këtë të martë besohet se janë me kombësi nga Iraku, Afganistani, Irani dhe Siria./Front Online/


Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera