×
  • Lajme
  • Lajme

    Me të rinjtë nga mërgata, Kurti: Qeveria synon të rrisë angazhimin e profesionistëve të mërgatës

    FrontOnline
    13 Gusht 2022

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim një grup studentësh dhe të rinjsh nga mërgata, anëtarë të Albanian Youth Organization Mannheim/Heidelberg (AYO), me të cilët ka biseduar dhe ka shkëmbyer ide për mundësitë se si mund të kontribuojnë në Kosovë.

    Sipas komunikatës së ZKM-së, në këtë takim u diskutua për shërbimet që i ofrojnë mërgatës institucionet e Kosovës dhe për projektet e mundshme në të ardhmen nëpërmjet të cilave do të mund të ndërtoheshin ura bashkëpunimi midis rinisë në Kosovë dhe asaj në mërgatë.

    “Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin e profesionistëve të mërgatës në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, në zbatimin e politikave, si dhe për investime të përbashkëta me ndërmarrjet vendore”, thuhet në komunikatë.

    Ai përmendi nismat e qeverisë për një program nacional për transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në fushat e arsimit dhe inovacionit.

    “Kryeministri tha se ne po e ndryshojmë qeverisjen për të mirë, por mund të duhet pak më shumë kohë që ‘brain-drain’ të fillojë të ndryshojë kursin për mirë dhe përfundimisht të bëhet një kthesë e fortë e ‘brain-gain’”, thuhet tutje në komunikatë.

    Të kesh njerëzit dhe profesionistët e duhur në vendet e duhura është thelbësore, prandaj ne jemi shumë të interesuar si qeveri për të tërhequr profesionistë të talentuar, brenda apo jashtë vendit, theksoi ai.

    Të rinjtë nga mërgata e njoftuan kryeministrin për aktivitetet e shoqatës. Ata thanë se AYO është organizatë gjithpërfshirëse që nuk rrjetëzon vetëm individët, por edhe organizatat studentore. Shoqata bashkëpunon dhe mban kontakte me përfaqësues nga organizatat studentore të Stuttgartit, Duisburg-Essenit, Düsseldorfit, Zvicrës dhe Londrës.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2024
    Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, ish truprojë e ish presidentit Thaçi dhe ish...
    Lajme19 Mars 2024
    Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai në një reagim në “X” ka shkruar...
    Lajme19 Mars 2024
    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot ka publikuar një raport me titull “Çka është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Arben Rrugova, njofton Front Online. Përmes telegramit, AGK-ja ka...
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    Katërmbëdhjetë trupa të pajetë u gjetën të hënën, në një periferi të Port-au-Prince, ku anëtarët e bandave sulmuan në agim, ndërsa banorët...
    Vip19 Mars 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru. Matoshi tha se e ka mposhtur...
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    Këtë vit, në Bruksel janë në garë katër poste të mëdha politike: presidencat e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, që aktualisht udhëhiqen...
    Lajme19 Mars 2024
    Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi ka reaguar pas vdekjes së ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truprojes së babit të tij,...
    Lajme19 Mars 2024
    Në nivel të kryenegociatorëve, Kosova dhe Serbia sot do të vazhdojnë rundin e ri të dialogut, ku agjenda do të jetë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.