[wp-story]

Lajme

Më shumë votues se banorë!

Më shumë votues se banorë!
17:06 | 04 Shtator 2019

Me 6 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1 milion e 972 mijë e 466 votues, përderisa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK) numri i përgjithshëm banorëve në Kosovë sillet rreth 1.8 milion.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura shifrat se sa është numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote në Kosovë.

“Sipas listës preliminare të votuesve, Kosova ka 1 972 466 votues”, njofton KQZ.

Ndërkaq KQZ’ja ka bërë të ditur se nga listat e votuesve janë larguar emrat e personave të vdekur, por edhe atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

“33 791 emra të votuesve janë larguar nga lista votuese si të vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës”, njofton KQZ’ja.

Kryeshefi Ekzekutiv  i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Enis Halimi, ka njoftuar se nga data 4 gusht e deri me datën 4 shtator sekretariati ka pranuar 4 977 aplikacione për regjistrim për votim jashtë vendit.

Sipas tij, sekretariati i ka informuar nëpërmjet e-mailit të gjithë aplikuesit për procedurën e votimit.

“Sekretariati ka filluar me aktivitetet e veta në lidhje me procesin zgjedhor të datës 6 tetor. Periudha ka filluar me 4 gusht votuesit jashtë Kosovës kanë arritur të dëshmonin listën e votuesve për votim materialet e nevojshme iu janë dërguar përmes e-mailit duke përfshirë 26 ambasada”.

Në këtë mbledhje u miratua edhe propozimin për anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore sipas komunës përkatëse me 6 vota pro dhe 3 kundër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar gjithashtu edhe Planin Operacione të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera