Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit në Turqi, Murat Kurum, tha se tanimë 522 njerëz u lënduan si pasojë e tërmetit që ndodhi të premten.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Kurum deklaroi se janë regjistruar edhe 114 lëkundje të tjera derisa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në 17 ndërtesa; katër prej tyre janë shembull plotësisht.

“Ne kemi operativë kërkimi dhe shpëtimi në secilën ndërtesë”, u shpreh ai.

Të paktën 14 persona ndërruan jetë pas këtij tërmeti i cili preku Turqinë dhe Greqinë të premtën. Të paktën 12 viktima u shënuan vetëm në Turqi.