×
  • Opinione
  • Opinione

    Me shpejtësi të plotë drejt vitit 2030

    Tanja Fajon
    10 Shtator 2023

    Shkruan Tanja Fajon:

    Javën e kaluar, në Slloveni u organizua Forumi Strategjik i Bled-it (BSF), një konferencë e njohur për diskutimet e saj tradicionale rreth Ballkanit Perëndimor. Edhe pse këtë vit diskutimet dukshëm tejkaluan vëmendjen rajonale dhe patën një shtrirje globale, interesi më i madh u drejtua tek e ardhmja e Ballkanit Perëndimor brenda BE-së. Ideja e paraqitur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë gati për zgjerimin deri në vitin 2030, bëri jehonë të madhe. I ashtuquajturi “premtimi i Bled-it” nuk la askënd me zemër të ftohtë, por ngriti një pikëpyetje për të gjithë nëse të dyja palët mund të jenë vërtet gati për zgjerimin deri në atë datë.

    Përgjigja ime për të gjitha këto pyetje është e qartë: mundësia është këtu dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë me shpejtësi të plotë. Ne duhet të punojmë drejt gjetjes së një vullneti të mjaftueshëm politik në Ballkanin Perëndimor për reforma dhe vullnetit politik në BE për t’u zgjeruar. Duhet të fokusohemi në destinacionin përfundimtar, por nuk duhet të anashkalojmë udhëtimin.

    Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, zgjerimi i BE-së padyshim është rikthyer në agjendë. Peizazhi gjeopolitik e bën të qartë se zgjerimi i BE-së nuk ka alternativë. Lufta në Ukrainë ka rritur oreksin për zgjerim, si dhe ka afirmuar nocionin se zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për BE-në. Me fjalë të thjeshta, është tani ose kurrë.

    Kjo, sigurisht, që nuk do të thotë se kriteret e zgjerimit të BE-së do të hiqen dhe se Ballkani Perëndimor mund të hyjë në Bashkim pa i për mbushur ato. Kjo do të thotë se rajonit do t’i kushtohet më shumë vëmendje politike dhe se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u kërkohet që ta bëjnë këtë në mënyrë të përshtatshme.

    Për BE-në kjo do të thotë një vetëangazhim për të reformuar procesin e saj të vendimmarrjes dhe për t’u përgatitur, në aspektin institucional dhe financiar. BE-ja me më shumë se 30 shtete anëtare në tryezë thjesht nuk mund të jetë efikase siç duhet. Një reformë e tillë nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por është e domosdoshme. Dhe është e një rëndësie strategjike për BE-në, në të njëjtin nivel rëndësie si zgjerimi. Skeptikët do të argumentonin se të gjitha këto detyra duken të jenë shumë të vështira deri në vitin 2030.

    Por, nga pikëpamja realiste, nuk do të ketë ndonjë ofertë më të mirë në tryezë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një mundësi më të mirë për Bashkimin për t’u përmirësuar dhe përshtatur ndaj realiteteve të reja globale. Në Bled, unë zbulova një formulë për BE-në e ardhshme në 2030, të quajtur në anglisht “3E by 3E”, që përfshin këto synime. BE-ja e vitit 2030 duhet të jetë më e angazhuar (engaged) me botën, të zgjerohet (enlarged) me Ballkanin Perëndimor dhe partnerët tanë në Lindje, si dhe duhet të ketë zhvilluar (evolved) procesin e vendimmarrjes për t’u bërë më efikas.

    BE-ja duhet t’u qaset këtyre proceseve me këmbëngulje (eagerness),përshtatshmëri (expedience) dhe të bazuar në përvojë (experience). Besoj se nuk ka asgjë për të shtuar. Vitet që do të vijnë nuk do të kenë të bëjnë as me perceptime dhe as mashtrime. Ato do të kenë të bëjnë me punën e vështirë nga të dyja palët:Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, në mënyrë që të përgatisin të dyja palët për zgjerimin e BE-së deri në vitin 2030. Këto kohë të vështira do të kërkojnë liderë të guximshëm nga të dyja palët.

    Udhëheqës që do të shikojnë drejt të ardhmes. Liderë të cilët do të ishin të gatshëm ta vendosnin zgjerimin në krye të agjendës së tyre dhe të merrnin vendimet e nevojshme për të mundësuar zgjerimin. Prandaj, zgjedhjet evropiane do të jenë një moment historik i rëndësishëm për objektivin e vitit 2030.

    Pavarësisht zgjedhjeve, Ballkani Perëndimor gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë. Ne do të mbetemi një mbështetës i vendosur i procesit të zgjerimit të BE-së me shpejtësi të plotë. Një mik i rajonit në të mirë dhe të keq. Për shembull, Sllovenia tashmë mbron hapjen e negociatave të pranimit në BE të Bosnje-Hercegovinës deri në fund të këtij viti.

    Koha do ta tregojë nëse Presidenti Michel mbajti një fjalim historik në Bled. Shpresoj se zotimi i Bled-it do të materializohet edhe për shkak të Bledit tonë magjik. Vendi ku peizazhet e bukura malore alpine takohen me ujin e liqenit të pastër kristal, është vendi më i mirë ku mund të ndodhin mrekullitë.

    (Autorja është ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë)

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Opinione26 Shtator 2023
    Nga Artan Fuga Nuk ka shqiptar që e do popullin e tij mos ndjejë dhimbje për ruajtësin e rendit vrarë nga komandoja...
    Opinione25 Shtator 2023
    Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lodhjes së Perëndimit...
    Opinione24 Shtator 2023
    Nga Christian Edwards Kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përshpejtuan kthesën e tyre drejt Serbisë. Në vend që...
    Të tjera
    Sport26 Shtator 2023
    Nico Williams është bërë një nga emrat më të lakuar nga top klubet evropiane. Sulmuesi i talentuar spanjoll është futur në vitin...
    Vip26 Shtator 2023
    Efin do të kishim mundësi ta shihnim edhe në filmin “Në kuadër të dashuri” të luajë krah Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit,...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pasi Beogradi zyrtar ka shpallur të mërkurën ditë zie, pas sulmit terrorist në Kosovë,...
    Lajme26 Shtator 2023
    Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se takimi i djeshëm i diplomatëve të lartë të BE-së me emisarin evropian për dialog...
    Lajme26 Shtator 2023
    Sulmi terrorist në Kosovë ka ardhur për shkak të flirtimit të Perëndimit me nacionalizmin serb. Kështu u shpreh për Ditarin në A2...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ministri i Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se plani i grupit të armatosur ishte që të zbrisnin në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.