Dy persona me nënshtetësi kosovare janë arrestuar në Pasau të Gjermanisë, pike kufitare mes shtetit respektiv dhe Austrisë, mbrëmjen e së shtunës.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur zyrtarë për komunikim të kësaj pike kufitare, përmes një komunikate, teksa kanë njoftuar se dy personat në fjalë kanë qenë nën ndikimin e kokainës, raporton PNP.
inspektuan një Mercedes me regjistrim belg në parkingun e autostradës Hammerbach në orët e mbrëmjes. Një kosovar 31-vjeçar u gjet në timon. Pas një inspektimi nga afër u zbulua se ai ishte nën ndikimin e narkotikëve”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, personi shoqërues i 31-vjeçarit, përveçse ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, barte edhe pasaportë të falsifikuar.“Shoferi i tij 38 vjeçar gjithashtu nuk ishte në gjendje të vazhdonte sepse ai u tregoi zyrtarëve një patentë shoferi kosovar, e cila u njoh nga kufitarët si një falsifikim total”, thuhet tutje në komunikatën e policisë kufitare.

Të tjera
-
10:06 | 26 Shkurt 2021
-
10:04 | 26 Shkurt 2021
-
10:02 | 26 Shkurt 2021
-
10:01 | 26 Shkurt 2021
-
09:56 | 26 Shkurt 2021
-
09:48 | 26 Shkurt 2021
-
09:46 | 26 Shkurt 2021
-
09:42 | 26 Shkurt 2021
-
09:42 | 26 Shkurt 2021
-
09:40 | 26 Shkurt 2021
-
09:37 | 26 Shkurt 2021
-
09:35 | 26 Shkurt 2021