×
  • Lajme
  • Lajme

    Me Kurtin apo opozitarët? Pakicat jo-serbe tregojnë se kë do ta votojnë për kryeministër të Kosovës

    FrontOnline
    12 Shkurt 2025

    Të dielën që lam pas, Kosova ka mbajtur Zgjedhjet Parlamentare. Sipas rezultateve të para, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si fituese e këtyre zgjedhjeve, duke dalur e para me një numër të konsiderueshëm të votave. Pas saj, radhitet Partia Demokratike e Kosovës , ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur e treta. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë zënë vendin e katërt, me më pak se 8% të votave të fituara.

    Me këto rezultate, tashmë është hapur një periudhë e re pas zgjedhore, ku formimi i institucioneve të reja është një sfidë e madhe për të gjitha partitë politike.

    VV, edhe pse ka fituar zgjedhjet, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e mjaftueshme për të formuar një Qeveri të vetme. Kjo ka krijuar një situatë ku asnjë parti opozitare nuk është e gatshme të hyjë në koalicion me VV-në, duke theksuar se nuk e mbështesin për formimin e institucioneve të reja.

    Opozita ka bërë të qartë se mund të marrë përsipër formimin e Qeverisë nëse LVV dështon në arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e një shumice parlamentare.

    Kjo ka krijuar një pasiguri në procesin e formimit të ekzekutivit dhe institucioneve të tjera qendrore, duke lënë hapur mundësinë për një krizë politike dhe institucionale në Kosovë.

    I gjithë ‘’topi’’ për formimin e institucioneve kalon tek Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila pas certifikimit të rezultateve, ligjërisht detyrohet ta bëjë thirrjen e seancës së Kuvendit për konstituimin e tij.

    Siç u cek më lartë, VV nuk e ka shumicën e deputetëve për të formuar Qeverinë e re, edhe nëse pakicat jo-serbe do të pranonin të vazhdojnë qeverisjen me të, derisa partitë opozitare së bashku mund ta bëjnë Qeverinë e re, por me pakicat jo-serbe.

    Emilja Rexhepi: Fillimisht e presim Kurtin, pastaj i shohim matematikat në Parlament

    Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline për mundësinë e formimit të Qeverisë së re.

    Rexhepi fillimisht deklaroi se partia e saj është fituese nga radhët e komunitetit boshnjak dhe se po e pret edhe votën nga diaspora.

    ‘’Ne jemi fitues të komunitetit boshnjak, kemi punuar shumë edhe me diasporën, po presim edhe atë rezultat’’, tha ajo për FrontOnline.

    Rexhepi, tha se fillimisht e pret kreun e VV-së, Albin Kurti se çfarë do të bëjë dhe më pas do të shikojë tutje.

    ‘’Unë njëherë duhet të vazhdojmë me Kurtin, e pres se çfarë po bën ai, pastaj e shofim’’, u shpreh ajo.

    Ajo thotë se matematikat për formimin e Qeverisë së re, do i shohin në Kuvend.

    ‘’Nuk mundemi nga tani të themi sepse nuk i kemi rezultatet finale, i shohim matematikat në Parlament’’, tha ajo.

    Për të, nëse LVV nuk e bën Qeverinë, mbetet të shihet si do të veprojë tutje.

    ‘’Sipas ligjit partisë së parë i takon formimi i Qeverisë, nëse nuk e formon pastaj e shofim’’.

    Galushi: Deri në këto momente jam ende me Vetëvendosjen

    Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan Galushi, e konsideron si të hershme diskutimin e formimit të Qeverisë.

     ”Mendoj se është herët të diskutohet për këtë cështje’’, thotë ai për FrontOnline.

    Më tutje, ai thotë se përgjigjien për këtë çështje do ta ketë sapo të bëhet numërimi i të gjitha votave.

    ‘’Nuk është bërë akoma numërimi i tërsishëm i votave. Përgjigjen konkrete do ta jap pasi të bëhet numërimi i tërësishëm i votave’’, deklaroi ai.

    I pyetur nëse e voton një Qeveri të re nga opozita, Galushi u shpreh se deri në këto momente jam ende me Lëvizjen Vetëvendosje.

    ‘’Derisa jam duke biseduar me juve, unë jam ende me Vetëvendosjen’’, u shpreh ai.

    FrontOnline, ka provuar të kontaktoj edhe me kryetarët e partive tjera të pakicave jo-serbe, por kanë qenë të paçashëm në tentimin e tone, ndryshe javën e kaluar disa prej tyre kishin dhënë opinionet se si do të veprojnë për Qeverinë e ardhshme.

    Arifi nga Partia e Ashkalinjëve Për Integrim: S’kemi vija të kuqe për  asnjë parti shqiptare

     

    Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim për FrontOnline javën e kaluar kishte folur rreth formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

     

    Arifi  kishte thënë se kjo parti dhe ai nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike shqiptare.

     

    ”Jo s’kam asnjë vijë të kuqe paraprakisht’’ ,thotë ai.

     

    Arifi  pati deklaruar se ishin pjesë e Qeverisë Kurti ll dhe mund të jenë pjesë e Qeverisë Kurti lll.

     

    ‘’’Ne kemi qenë pjesë e Qeverisë Kurti 2 dhe mund të jemi pjesë e Qeverisë Kurti 3’’, tha ai.

     

    Sipas tij, do i shohin rrethanat për atë se çka do iu ofrohet pastaj.

     

    ‘’Për momentin jemi të fokusuar vetëm me Kurtin, por çka ofrohet ndërkohë i shohim rrethanat”, deklaroi Bekim Arifi nga PAI.

     

    Duda Balje thotë se s’ka vija të kuqe për asnjë parti shqiptare, por ka kusht formimin e komunës boshnjake

     

    Edhe Deputetja Duda Balje, aktualisht kryetare e  Unionit SocialDemokrat, kishte folur për FrontOnline për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

     

    Balje, për FrontOnline, pati deklaruar kërkesën e saj eksplicite për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës e që është formimi i një komune boshnjake në Kosovës. .

     

    ‘’ Ne kemi disa kushte me u ulë me kryeministrin e ardhshëm dhe ai është formimi i komunës boshnjake në Kosovë” tha ajo për FrontOnline.

     

    Ajo pati thënë se madje për këtë do të kërkoj edhe garanci.

     

    ‘’Partia ime ka një kusht dhe kërkesë dhe do të kërkoj garancion dhe pa plotësimin e këtij kushti si me thënë’’, u pati shpreh ajo.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet që u mbajtën në shkurt të këtij viti. Haziri duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Zjarret janë bërë një problematikë serioze ditëve të fundit, pasi që disa pjesë malore të vendit janë kapluar nga flakët. Një vend...
    Lajme15 Mars 2025
    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmirë të Klinës. Konflikti eskaloi deri në therje me thika,...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Në qendër të Beogradit ka pasur incidente serioze në protestën më të madhe kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij. Në momentin kur...
    Sport15 Mars 2025
    Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Comos në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian....
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri. Ajo e cilëson këtë si akt...
    Lajme15 Mars 2025
    35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total. Nacionale raporton me burime se shpërputhje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.