×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ‘Më falni se ju lodha’, mjekja tregon momentet e fundit të 17-vjeçarit që humbi jetën nga COVID-19

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    24 orë pas ndarjes nga jeta të një 17-vjeçari nga COVID-19, shefja e reanimacionit të Sanatorimit tregon përpjekjet e mjekeve për ta shpëtuar.

    Alma Cani, shefja e reanimacionit në spitalin COVID-2 ka qenë deri në momentet e fundit me adoleshentin që humbi jetën si pasojë e COVID-19.

    “Thoshte o teta më falni se ju lodha”, tregon Cani për fjalët e 17 vjeçarit që vdiq nga COVID në Shqipëri.

    Ndarja nga jeta e 17-vjeçarit ka prekur stafin mjekësor, që pavarësisht përpjekjeve, nuk mundën ta mbanin në jetë. Pikëpyetjet më të mëdha ngrihen me moshën shumë të re, pasi nuk ishte në kategorinë e personave të rrezikuar.

    “Djali erdhi në gjendje shumë të rëndë. Analizat treguan se kishte një prekje 100 % të mushkërive. Pavarësisht përpjekjeve, kushtet në të cilat ai ndodhej e bënë të pamundur mbijetesën”, tregon Alma Cani, shefe e reanimacionit në COVID-2.

    Cani tha se i riu nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por ishte pak mbi peshë dhe kjo e ka ndihmuar sëmundjen të përparojë.

    “Obeziteti në COVID është fatal, për më tepër në këtë ndryshim të strukturës së virusit”, tha mjekja, shkruan Euronews Albania.

    Sipas saj, një tjetër faktor lidhet edhe me strukturën gjenetike.

    “Ka ndodhur edhe diçka tjetër që duhet parë, struktura e gjenit. Po humbasin jetën edhe familje ku vdes babai, nëna, fëmijët”, u shpreh Cani.

    Mjekët ngrenë alarmin për një rritje të numri të rinjve të shtruar në spital.

    “Spitali nuk ka vetëm mosha të treta, por po shtohet me mosha të reja. Tashmë i gjithë spitali është kthyer në një terapi intensive të madhe ku asistohen. Duhet të mos neglizhoni dhe ardhjen në kohën e duhur, pavarësisht moshës”, apelon mjekja.

    Mjekët shpresojnë që të jetë vaksina ajo që do të sjellë dritën në fund të tunelit për të kaluar këtë situatë të vështirë.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Fetah Fejzullahu, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë është neglizhuar nga institucionet ndërkombëtare. Fejzullahu tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Një grup nga Kori i Filarmonisë së Kosovës kanë performuar “Unë biri yt Kosovë” në Aeroportin e Romës. Videon e ka publikuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.