×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Më 8 tetor njoftoj vendime të rëndësishme”, Vuçiq: Nuk luftoj për Putin as për Biden, por për serbët

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, iu përgjigj kritikave për marrëveshjen e fundit me Rusinë të nënshkruar në selinë e Kombeve të Bashkuara. Ai tha se vendi i tij po sulmohet brutalisht vetëm për një dokument burokratik, të cilin e vlerësoi pa asnjë peshë të rëndësishme.

    Vuçiç akuzoi mediat se abuzojnë qëllimisht me informacionet për të bërë propagandë kundër Serbisë.

    Reagimi i tij vjen pasi socialdemokratët në Parlamentin Europian kërkuan ndërprerjen e procesit të pranimit të Serbisë në BE, dhe pasi zëdhënësi i unionit Peter Stano, lëshoi një sërë kritikash për ujdinë mes Beogradit dhe Moskës për konsultime të shpeshta dhe bashkëpunim në politikën e jashtme.

    Presidenti serb nënvizoi se e di shumë mirë nga i vjen presioni për të marrë vendime të vështira, por nuk pranoi të japë shumë detaje, siç tha ai për të mos dëmtuar vendin.

    “Unë nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin. Jo për askënd. Unë po luftoj për të gjithë qytetarët e Serbisë, për këtë vend. Nuk më interesojnë liderët e huaj, apo gjithçka që ata kanë për t’i thënë Serbisë. Por po shikoj që në këto momente të vështira, Serbia të mos jetë nën sulmin e tyre”, tha presidenti.

    Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do të njohë vendimin e Rusisë për të aneksuar katër rajonet e Ukrainës, ku u mbajtën referendumet, duke pranuar se kjo do t’i hiqte të drejtën atij për të mohuar pavarësinë e Kosovës.

    Presidenti paralajmëroi se do të mbajë një fjalim drejtuar kombit më 8 tetor, në të cilin do të flasë për lëvizjet, vendimet dhe çfarë politikash do të ndjekë ai në periudhën e ardhshme, shkruan a2cnn.

    Gjithashtu përmendi angazhimet që do të ketë gjatë ditëve në vijim me takime të rëndësishme në Bullgari, Hungari dhe Çeki.  Ndër të tjera, Vuçiç paralajmëroi një vendim kundër Kosovës, por më parë tha se do të shohë se çdo të ndodhë me aplikimin e tyre për anëtarësim në Këshillin e Europës.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.