Lajme

MD brenda vitit synon koncept-dokumentin për Institutin për Krime të Luftës, ekspertët e mirëpresin

MD brenda vitit synon koncept-dokumentin për Institutin për Krime të Luftës, ekspertët e mirëpresin
12:57 | 16 Maj 2021

Ministria e Drejtësisë̈ po synon që brenda këtij viti të përgatisë̈ koncept-dokumentin për rithemelimin e Institutit për Krime të Luftës. E ekspertë po e shoh si tejet të nevojshëm rikrijimin e këtij instituti, pasi vlerësojnë se një hap i tillë do mundësonte arkivimin e provave për krimet serbe në Kosovë, të cilat do të përdorën edhe për gjykimin e kryesve të krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Genc Nimoni, këshilltar në ministrinë̈ e Drejtësisë̈ thotë se prioritet i kësaj ministrie janë̈ krimet e luftës në Kosovës, prandaj thotë̈ se brenda këtij viti po synojnë̈ të krijojnë̈ një̈ koncept-dokument për Institutin e Krimeve të Luftës.

Nimoni po ashtu u shpreh se do të ndërtojnë kapacitetet ligjore por edhe njerëzore për rihapja të institutit.

Nimoni: Deri në fund të vitit synojmë̈ krijimin e koncept-dokumentit për Institutin për dokumentimin e krimeve të luftës

“Krimet e luftës janë një ndër prioritet e Ministrisë̈ së Drejtësisë̈ dhe që nga dita e parë ne jemi marrë me këtë prioritet dhe ajo çka pritet tani të ndodh është të kemi një koncept dokument për këtë Institut në mënyrë̈ që fund të vendoset se si do procedohet tutje. Kjo do procedohet varësisht nga ajo se çfarë̈ analize rekomandojnë̈ gjetjet….Koncept-dokumenti ne pretendojmë̈ me u përgatitur brenda këtij viti për me u hap rrugë pastaj procedurave tutje”, tha Nimoni.

Profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu, që e ka drejtuar këtë institut para se të shuhej, thotë është me urgjencë hapja e një instituti të tillë që do merren me mbledhjen e provave dhe dëshmive për krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Sipas Salihut, pos rihapjes së institutit, pas përfundimit të procesit të evidentimit dhe dokumentimit të krimeve luftës, Qeveria e Kosovës duhet hapë edhe Muzeun e Krimeve të Luftës, ku do të ekspozoheshin faktet dhe dëshmitë̈ e mbledhura.

Salihu: Përveç institutit duket të ketë edhe Muze për krimet e luftës

“Sipas informatave që kam është duke u përgatitur një grup punues që do të hartoj dokumentet bazë dhe do nis për themelimin e Institutit për Krime të Luftës. Krahas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës që duhet urgjentisht të themelohet, duhet të themelohet edhe Muzeu për krime të luftës̈ që do të deponoheshin të gjitha të gjitha ato të dhëna më tipike, më eklatante të krimeve, të cilat janë kryer nga forcat serbe në mënyrë̈ që gjeneratë e tashme, e sidomos të ardhshme, pas 50 e 100 viteve ai institut të tregoj për historinë̈ e Kosovës dhe sakrificën e Kosovës për liri”, tha ai.

Profesori i të Drejtës Penale, thotë se gjatë kohës së ka udhëhequr Institutin për Krime Lufte, me ekspertë të tjerë, kanë hartuar një ligj për këtë çështje, prandaj ai kërkoi që koncept-dokumenti i ri të bazohet në atë ligj.

Salihu: Instituti duhet të bëhet me ligj

“Instituti duhet të bëhet me ligj, kam punuar afër 7 vite në institutin që mjerisht u mbyll në vend që të fuqizohej dhe ne e kemi përgatitur Ligjin për Themelimin e Institutit për Krime Lufte dhe ai draft që kemi qenë të inkuadruar ekspert kulminat, profesor Gruda, Pajazit, Nushi e të tjerë, në mesin e tyre edhe unë, drafi i atij ligji ekziston në arkivin e institutit që është mbyllur dhe ai duhet të nxirret prej atij arkivi të rishikohet ,të ripunohet dhe të riprocedohet”, tha ai.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se krijimi i Institutit për Krime Luftë dokumenton krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ai thotë se mbledhja e provave do mund të shërbente edhe për ngritjen e padisë së paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës karshi Serbisë për gjenocid, por do lehtësonte edhe punën e Prokurorisë Speciale për të gjykuar kryesit e këtyre krimeve.

Blakaj: Dokumentimi i provave mbi krimet e luftës do mund të përdoreshin për të ngritur padi

“Ky institucion ka ekzistuar në të kaluarën në një moment të caktuar është shuar dhe është vendosur një̈ departament tradicional në kuadër të MD-së dhe tani po flitet që prapë do rithemelohet apo riformohet Instituti për Krime të Luftës nëse bëhet një gjë e tillë ky Instituti do ta kishte mandatin që në mënyrë̈ sistematike t’i mbledh provat t’i analizoj, t’i arkivoj dhe të krijoj një bazë të dhënave mbi krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Të krijoj dokumentacion që kishte në të ardhmen me shërbyer qoftë për ngritjen e ndonjë̈ padie por edhe të shfrytëzohet edhe nga Prokuroria Speciale për Krime të Luftës që të ngrisë padi ndaj atyre që kanë kryer krime”, theksoi Blakaj.

Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës ishte themeluar në qershor të 2010-së dhe më pas është mbyllur në korrik të vitit 2018, gjatë qeverisjes Haradinaj me arsyetimin se nuk ka sjellë rezultate të mjaftueshme.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera